LAJMI I FUNDIT:

Veseli kërkon mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave (Foto)

Veseli kërkon mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur sot në një takim të posaçëm nga presidentja e Senatit holandez, Ankie Broekers-Knol, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe në rajon, për perspektivën evropiane dhe në mënyrë të veçantë, për mbështetjen e Holandës, në procesin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në takim me homologen në Holandë, kryeparlamentari Veseli ka paraqitur të arriturat e Kosovës, ndërsa ka kërkuar që Holanda të marr qëndrim pozitiv në raport me Kosovën për liberalizimin e vizave, pasi siç tha ai, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

Sipas njoftimit nga zyra e Kryetarit të Kuvendit, Veseli tha se qytetarët e Kosovës e meritojnë lëvizjen e lirë në Zonën Shengen dhe nuk do të shkelin detyrimet që dalin nga lëvizja e lirë.


Duke e falënderuar homologen holandeze për mbështetjen e shtetit të saj ndaj Kosovës në vazhdimësi, kryetari i Kuvendit e njohu atë me përparimet në Kosovë në shumë fusha dhe angazhimet e institucioneve të saj për reforma që stimulojnë veçanërisht zhvillimin ekonomik.

“Përpjekja ime tanimë është shumë e qartë. Qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave. Pasi që kemi përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara, duam që kah fundi i këtij viti qytetarët tanë të kenë mundësi të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen. Vizitat nëpër vende të BE-së, sikurse kjo e tanishmja në Holandë, kanë të bëjnë me përpjekjet tona për t’i bindur instancat më të larta shtetërore të këtyre vendeve që të ushtrojnë ndikimin e tyre pozitiv për liberalizimin e vizave. Holanda është një nga mbështetëset kryesore të vendit tonë, e cila e ka njohur pavarësinë që në fillim dhe tani është investuese permanente në shtetndërtimin dhe progresin në Kosovë”, tha kryeparlamentari Veseli.

Kryesenatorja holandeze, Ankie Broekers-Knol, tha se në Senatin e Holandës Kosova gëzon përkrahje nga çdo përbërje e tij, ndërsa konfirmoi mbështetjen për procesin e integrimeve evropiane të Kosovës.

Bashkëbiseduesit u dakorduan për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërparlamentare, ekonomike dhe diplomatike me interes të të dyja vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Zgjedhjet e shkurtit, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Zgjedhjet e shkurtit, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Kronika e Zezë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Kalo në kategori