Partia Demokratike e Kosovës pas zgjedhjeve të brendshme, që do t’i mbajë së shpejti, do të dalë një parti krejt ndryshe se që është tani.
Kryetari i kësaj partie Kadri Veseli thotë se në PDK nuk do të ketë vend për ata që janë të korruptuar dhe që kanë dëmtuar PDK-në, ndërkohë që thotë se është fat i mirë që disa prej atyre që e kanë dëmtuar partinë tash nuk janë më.
“Duhet pranuar edhe një fakt, ka shumë individë të cilët e kanë keqpërdor PDK-në, pastaj janë munduar të abuzojnë, pikërisht kanë abuzuar me PDK-në, pastaj e kanë sulmuar PDK-në. Janë shumë, të cilët sot i keni edhe shumë aktivë në skenën politike kosovare. Fat i mirë që nuk janë me ne edhe fat i mirë edhe disa të shkojnë, por, fat i mirë se shumë të tjerë të mirë do të vijnë dhe ne do të jemi të fuqishëm për Kosovën. Motivi, ideali, filozofia politike e PDK-së nuk është konflikti, është mirëqenia e qytetarëve, është zhvillimi ekonomik, forcimi i shtetit ligjor dhe për këtë do të jemi pa kompromis”, tha Veseli, raporton KP.
Veseli thotë se zgjedhjet në PDK do të jenë shembull i një procesi zgjedhor në Kosovë. Sipas tij në PDK do të ketë një gërshetim i gjeneratave.
Sipas kryetarit të PDK-së do të vazhdojnë bashkë me ata të cilët janë kontributdhënësit e fuqishëm të zhvillimit të PDK-së, ndërsa fton të të rinjtë të të gjitha profileve që t’i bashkëngjiten PDK-së.
Sipas Veselit, PDK është pjesë e transformimit rrënjësor që është bërë në Kosovë tash e dhjetë vjet.
“Kosova jonë shtet i pavarur dhe sovran dhe partia të cilën e drejtoj unë, për 10 vite kemi bashkërrugëtuar në një transformim rrënjësor të këtij vendi. Në momentin kur po flasim Kosova jonë, me vendet e Ballkanit Perëndimor, në shumë aspekte ka gjendjen më pozitive edhe sociale, edhe infrastrukturore edhe statusin të cilin e kanë qytetarët tanë qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat. A ka për t’u bërë ma shumë? Po. A kemi pasur gjatë këtij rrugëtimi gabime? Po. Ka pak zhvillime pozitive në vendin tonë të cilat kanë ndodhur pa PDK-në. Kosova dhe PDK kanë lëvizur bashkërisht, po flas si shtet. Por, në të njëjtën kohë, gabimet në proces, të cilat lidhen me korrupsionin janë evidente. Unë do të jem me të tillët i patolerueshëm dhe në të njëjtën kohë do të ecim përpara”, tha Veseli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

ASH-Sela: MPB po kthehet në organ partiak të OBRM-PDUKM-së, derisa nga VLEN vazhdojnë të heshtin

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij