Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një intervistë për gazetën kroate “Vecernji list” ka thënë se deri në fund të vitit Ushtria e Kosovës do të jetë plotësisht e formuar.
Veseli në këtë intervistë theksoi se në bazë të të gjitha analizave që janë bërë me miqtë nga NATO, sa i përket strategjisë së sigurisë, do të jenë pesë mijë ushtarë aktivë dhe tre mijë rezervë.
“…Deri në fund të vitit, Ushtria e Kosovës do të jetë plotësisht e formuar. Qëllimi i ushtrisë do të jetë lufta kundër terrorizmit dhe kërcënimi global jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendet tjera të rajonit, përfshirë edhe Serbinë. Atë që Vuçiqi e kundërshton dhe i fton serbët që mos të përfshihen në Ushtrinë e Kosovës, nuk është njerëzore dhe as korrekte. Ne jemi shtet i pavarur dhe serbët që jetojnë në Kosovë janë qytetarë të barabartë të Republikës së Kosovës”, ka thënë ndër tjera Veseli.
Pasi që gazeta kroate “Vecernji list” më 27 tetor realizoi reportazhin për Forcat e Armatosura të Kosovës dhe ku pjesë e tyre janë edhe serbët e Kosovës, ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka ftuar serbët që mos të jenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, thuhet në tekstin e radhës të kësaj gazete.
Thirrjen e presidentit të Serbisë drejtuar serbëve, për “Vecernji list” e ka komentuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke e akuzuar Vuçiqin që po i manipulon serbët e Kosovës.
“Pa marrë parasysh në protestat që vijnë nga Beogradi, jemi të vendosur të themelojmë Ushtrinë e Kosovës dhe më këtu nuk ka kthim”, ka thënë Veseli.
“Këtë do ta bëjmë së bashku me bashkësinë ndërkombëtare dhe jemi në kontakt të përhershëm me SHBA-të, si dhe partnerët tanë nga NATO, Gjermaninë, Francën, Italinë, Kroacinë, Britaninë e Madhe… Për shkak të presioneve nga Beogradi, Lista Serbe ka qenë e përmbajtur gjatë votimit të ligjeve për Ushtrinë e Kosovës dhe hapur kanë thënë se janë kundër. I kemi pasur dy opsione rreth iniciativës për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. E para, përmes ligjit për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, dhe e dyta përmes ndryshimit të Kushtetutës, që nuk ishte e mundshme të bëhet pasi që Lista Serbe ishte kundër. Prandaj kemi vendosur në transformim për çka nuk ishte e nevojshme 2/3 e deputetëve e as mbështetja nga Lista Serbe”, ka thënë Veseli.
Ai po ashtu ka theksuar se Kosova është vend që dëshiron paqe dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, e jo luftë.
Sipas tij, transformimi nuk do të thotë që Kosova dëshiron luftë ose do të zhvillojë politikë agresive, siç dëshiron ta paraqesë Vuçiqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
“Biznes global me vlerë 44-70 miliardë euro”- Mediat e huaja jehonë anijes me mbetje të rrezikshme në Durrës
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK
Weber: Fitorja e Trump, sinjal për BE-në që të marrë përsipër rolin që kishte SHBA në Ballkanin Perëndimor
Numër i lartë i armëve pa leje në Kosovë, policia konfiskon mijëra çdo vit
Aktakuzë kundër 26 zyrtarëve policorë, të dyshuar për "Marrje ryshfeti" në pikën kufitare Vërmicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Florentino Perez planifikon t'i tronditë të gjithë me transferimin e janarit
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë
Barcelona është në prag të nënshkrimit të "kontratës më të mirë në botën e futbollit"
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Rezarti dhe Besforti përjashtohen nga Big Brother VIP Kosova 3
FBI dërgoi një paralajmërim: Përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Outlook janë në rrezik të madh