Bashkimi Evropian do të marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk shtensionohet situata në veri. Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se nuk mund të tolerojnë asnjë lloj destabiliteti në fqinjësi dhe se koha për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës është tani.
Lajçak në konferencën para ministrave të BE-së tregoi çka nënkupton me shtensionim të situatës.
“Kjo kërkon tërheqje të njëkohshme të Policisë dhe të protestuesve nga komunat në veri të Kosovës, kryetarët të punojnë në hapësira alternative, pastaj shpallje të zgjedhjeve të hershme pa parakushte, me pjesëmarrje të serbëve dhe kthim në implementim, që nënkupton përkushtim të besueshëm, duke përfshirë edhe hartimin e draft-statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dhe, normalisht presim edhe nga Serbia të përmbushë zotimet e veta… Është përgjegjësi e palëve që të ndërmarrin hapa për shtensionim dhe kjo është në interes të qytetarëve”, theksoi ai.
Ai foli për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, derisa u shpreh po ashtu se eskalimi po vazhdon të ndodhë në komunat në veri të vendit.
“Po shoh akte të dhunshme që mund të rilindin, sepse eskalimi vazhdon të ndodhë. Pa një marrëveshje për shtensionim nuk mund të kthehemi tek implementimi i vet dialogut. Jemi në një udhëkryq të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Është fatkeqësi që duhet të merremi prapë me menaxhimin e krizave në veri të Kosovës në atë moment kur duhet të fokusohemi në agresionin rus ndaj Ukrainës. Edhe më fatkeqësi është që kriza aktuale po ndodh në një periudhë kur kemi një platformë të qartë për normalizim. Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet që kanë implikime në siguri dhe i shpërqendrojnë nga çështje me rëndësi… Eskalimi i mëtutjeshëm nuk mund të jetë opsion, koha për de-eskalim ka ardhur tashmë”, tha ai, transmeton KP.
Derisa foli për dhunën që protestuesit serbë ushtruan ndaj institucioneve të sigurisë, Policisë dhe KFOR-it, si dhe ndaj gazetarëve, Lajçak theksoi se presin hetim të mirëfilltë penal dhe dënim për të gjithë kryerësit.
“Dhuna ndaj KFOR-it, mediave dhe Policisë është e papranueshme. Ne presim hetime të mirëfillta penale dhe duhet të ketë dënime për të gjithë ata që kryen vepra të tilla”, tha ai.
Sipas emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës është dëmtuar imazhi i vendeve që synojnë integrimin evropian.
Sa i përket lirimit të tre policëve të marrë peng në territorin e Kosovës nga Serbia, Lajçak tha se ka ndodhur falë bashkësisë ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj