LAJMI I FUNDIT:

Veprimi i çuditshëm i Haradinajt: Me AAK-në në pushtet puna nis në ora 7:00

Veprimi i çuditshëm i Haradinajt: Me AAK-në në pushtet puna nis në ora 7:00

Nëse Ramush Haradinaj bëhet kryeministër ka shumë gjasë që vendimin e parë që do ta marrë të jetë që puna në administratë publike të filloi nga ora 7 e mëngjesit.

Kështu e ri-konfirmon nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, për Gazetën Fjala, atë që e kishte thënë në vitin 2012.

Sipas tij, në 100 ditshin e Qeverisë së Haradinajt në atë kohë ka pasur angazhim të jashtëzakonshëm edhe jashtë orarit të punës duke pasur parasysh intensitetin e zhvillimeve që kanë ndodhë.


“Prandaj unë kam të njëjtin mendim se Haradinaj do të jetë i përpiktë dhe po ashtu do të ketë disiplinë në punën e tij në mënyrë që të gjithë të ndihemi mirë se punojmë për shtetin tonë”, ka thënë Isufi.

Ai thotë se Haradinaj i jep rëndësi të madhe punës në jetën e tij dhe për këtë kujton kohën kur kanë punuar bashkë. “Haradinaj gjithmonë zgjohet herët dhe kur ka qenë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës kur kem bashkëpunuar me të por edhe në Qeveri. Është njeri që më shumë i jep rëndësi punës dhe normalisht tërë kohën e ka punë”, thotë Isufi. /Gazeta Fjala/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Kalo në kategori