LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i madh ju vëzhgon, policia e Malajzisë përdorë dronë për të zbuluar personat me temperaturë të lartë

Vëllai i madh ju vëzhgon, policia e Malajzisë përdorë dronë për të zbuluar personat me temperaturë të lartë

Policia në Malajzi përdor dronët për të zbuluar njerëzit me temperaturë të madhe në hapësirat publike, ndërsa e tërë kjo është bërë në kuadër të programit preventiv kundër COVID-19.

Fluturaket pa pilot që mund të matin temperaturën nga 20 metra lartësi, transmetojnë dritë të kuqe për të paralajmëruar organet kompetente nëse dikush ka temperaturë të madhe, shkruan The Guardian duke u thirrur në raportin e agjencisë malajziane të lajmeve Bernama, transmeton Telegrafi.

Javën e kaluar, Malajzia ka aplikuar masën e izolimit total në tentim për të ndaluar çdo herë e më shumë numrin e infeksioneve ditore – që deri në fund të majit kanë arritur në mbi 9.000 raste brenda 24 orëve.


E pavarësisht që ndërkohë ka filluar të bie numri i të infektuarve në baza ditore, zyrtari kryesor shëndetësor Nur Hisham Abdulah, ka paralajmëruar se shumica e rasteve të reja të infeksioneve por edhe atyre që kanë humbur jetën – po ndodhin si pasojë e kontakteve me të panjohur.

“Një prej arsyeve është shfaqja e variantit të ri në komunitetin që kanë përqindje të lartë të infeksionit dhe vdekjes”, ka shtuar Abdulah. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori