LAJMI I FUNDIT:

Veljanovski-Voutsis: Të fokusohemi tek shembujt e mirë

Veljanovski-Voutsis: Të fokusohemi tek shembujt e mirë

Kryetarët e Kuvendeve të Maqedonisë dhe Greqisë, Trajko Veljanovski dhe Nikos Voutsis, sot janë takuar për të biseduar për marrëdhëniet në mes dy shteteve, duke thënë se politikat e dy vendeve duhet të fokusohen te zhvillimi i dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Politikanët duhet të ju përkushtohen pikave të përbashkëta në mes dy shteteve dhe të promovohen shembuj të mirë në mes shteteve dhe qytetarëve. Kërkova nga kryetari i Kuvendit të Greqisë që të krijohet komision i cili do të fillojë edhe zyrtarisht bashkëpunimin ndërinstitucional në mes kuvendeve të dy shteteve” tha Trajko Veljanovski, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikos Voutsis tha ”Maqedonia dhe Greqia duhet të marrin si shembull pajtimin në mes Francës dhe Gjermanisë, rast ky që tregoi se me qëllime të sinqerta dhe bashkëpunim të ndërsjellë arrihet diçka e përbashkët që garanton të ardhme të sigurtë mes dy shteteve.” tha Nikos Voutsis, kryetari i Kuvendit të Greqisë.


Që të dy u takuan në konferencë e kryetarëve të Kuvendeve të shteteve të BE-së dhe kandidatëve për anëtarësim në këtë institucion. Konferenca e parë e tillë Evropiane e kryetarëve të parlamenteve është mbajtur më vitin 1975. Konferenca mbahet çdo dy vjet, alternativisht në Strasburg dhe në një vend anëtare e Këshillit të Evropës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori