LAJMI I FUNDIT:

Veliu vë në dyshim funksionimin e koalicionit me LVV-në, thotë se nuk do të lejojnë askënd që t’i prishë raportet me miqtë ndërkombëtar

Veliu vë në dyshim funksionimin e koalicionit me LVV-në, thotë se nuk do të lejojnë askënd që t’i prishë raportet me miqtë ndërkombëtar

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka thënë se nuk do të lejojnë askënd që të prishë raportet e Kosovës me miqtë ndërkombëtarë, ndërsa ka vënë në dyshim funksionimin e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në tubimin elektoral të LDK-së në shkollën e fshatit Lluzhan, ai ka treguar edhe pse e ka çuar Podujevën në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Këtë lëvizje nuk e kam bërë për interes e as në krye në veti, po ka qenë në koordinim edhe me partinë edhe me kryetarin Isa Mustafën. Sepse ju e dini se në çfarë rrethanash u bë koalicioni dhe ju e dini si po funksionon ose nuk po funksionon ky koalicion në këto ditët e para. Nuk do të lejojmë që dikush të na prishë me miqtë tanë ndërkombëtarë e sidomos me SHBA. Dhe iu themi atyre se me qëllim apo pa qëllim po e bëjnë, por iu themi jo”, ka deklaruar Veliu, përcjell Telegrafi.


Në fjalimin e tij, Veliu ka kritikuar edhe ish-bashkëpartiakun e tij, Shpejtim Bulliqin, që e ka braktisur LDK-në.

Zgjedhjet për kryetar të Podujevës do të mbahen më 15 mars, ndërsa subjektet politike janë në fushatë parazgjedhore deri më datën 13 mars./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori