LAJMI I FUNDIT:

Vdiq akademik Jashar Rexhepagiq

Vdiq akademik Jashar Rexhepagiq

Në moshën 81-vjeçare të enjten vdiq akademiku Jashar Rexhepagiq, i cili ishte anëtar i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).

Ai ishte figurë e shquar e arsimit kosovar. Akademik Rexhepagiq ishte autor i 20 librave dhe i mbi 300 punimeve të tjera shkencore.

Me rastin e vdekjes së akademik Rexhepagiqit, të premten në ASHAK do të mbahet një mbledhje komemorative.

Varrimi i të ndjerit bëhet të premten në orën 14.00 në Prishtinë. /rtv21/