LAJMI I FUNDIT:

Vazoja kineze shitet për 50 milionë euro

Vazoja kineze shitet për 50 milionë euro

Vazoja kineze, të cilën pronarët e gjetën gjatë pastrimit të shtëpisë, është shitur për 50 milionë euro, që njëherësh është një shumë rekorde për antikitetet kineze, njoftoi BBC.

Vazoja e shtrenjtë ishte në pronësinë e një vëllai dhe motre nga Londra. “Motra u detyrua të dalë jashtë për të marrë ajër të pastër”, tha Helen Porter nga shtëpia e ankandeve, “Bainbridges”.

Në anën e përparme e vazos me ngjyrë të verdhë dhe të kaltër gjendet një motiv me peshq.

Blerësi nga Kina pagoi 50 milionë euro, derisa shtëpisë së ankandeve do t’ia paguajë edhe 10 milionë tjera. Familja që kishte trashëguar vazon nuk e dinte se çfarë vlere kishte malli që mbante në shtëpi.


Mendohet se vazoja u largua nga Kina rreth vitit 1860, ndërsa gjendet në pronësinë e kësaj familje që 70 vjet. /Telegrafi/