LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Vazhdon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur edhe sot do të mbajnë takime me qytetarët nëpër qytete dhe nëpër vendet rurale, ku do të prezantojn programin zgjedhor për zgjedhjet lokale të cilat janë caktuar të mbahen më 15 tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i udhëhequr nga LSDM do të mbajë takim me qytetarët në Saraj, si dhe takime në Qendër dhe Karposh.

Takime me qytetarët në Bërvenicë, Tearcë dhe Jegunovcë do të ketë koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, e cila do të ketë takim edhe në Gjorçe Petrov dhe Kumanovë.


BDI do të mbajë takim në Zhelinë dhe Jegunovcë.

Ndërsa Lëvizja Besa do të organizojë takim me qytetarët në Bërvenicë.

Fushata zgjedhore për rrethin e parë ka filluar me 25 shtator, ndërsa do të mbaroj më 13 tetor pas mesnate. Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për 15 tetor, dhe do të mbahen në 3.480 vendvotime dhe në 80 komuna si dhe në komunën e Shkupit. Të drejtë vote kanë 1.814.644 qytetarë të cilët janë të regjistruar në listën zgjedhore.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për rrethin e dytë mbaron më 27 tetor pas mesnate. /Telegrafi/