Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është zotuar se sapo ta marrë postin e kryeministrit do t’i rris pagat për 50 për qind, kurse pensionet për 70 për qind.
Ai sqaroi gjerë e gjatë se si do të bëhet rritja e pagave dhe pensioneve.
“Unë e kam premtim të lartë edhe qëndroj mbrapa. Edhe kom deklaru publikisht, nëse pagat nuk rriten deri më 31 dhjetor të këtij viti, më 1 janar të vitit të ardhshëm nuk jam kryeministër. Nuk rri në zyre, s’kam nevojë. Pagat do të rriten në fillim të mandatit 50% për të gjitha kategoritë që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës, në përjashtim për pozitat politike që kanë paga më të larta dhe normalisht që nuk është e njëjtë rritja sikur dikush që e ka bazën e pagës 600 euro si dikush 1000 euro.
Prandaj e ka logjikën e vet edhe e ka shpjegimin e vet. Po për mësues, mjekë, profesor, arsimtar, zjarrfikës, polic, ushtar, shërbyes civilë do të jetë rritje për 50 për qind. Dhe kjo e ka koston e vete, normalisht që e ka koston.
Do të rriten edhe pensionet. Pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe do të përshkallëzohen. Çka nënkupton kjo, është vendosur një standard 15 vjet për me e fitua të drejtën e një pensionisti kontributdhënës, ka njerëz që e kanë humbur këtë të drejtë për 1 javë ditë dhe është e padrejtë dhe kjo do të përshkallëzohet dhe nëse me 15 vjet ti e merr 100 për qind, me 15 vjet ti e merr 95 për qind, me 13 e merr 90 për qind dhe secili do të përfitojë.
Dhe pensionet bazike apo pensionet e moshës do të rriten 70 për qind. Do të rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët 50 për qind. Do të rriten pensionet edhe për të gjitha kategoritë e tjera të cilat përfitojnë një lloj pensioni, pagese prej buxhetit të shtetit, familjet me asistencë sociale, personat paraplegjik e tetraplegjik, personat e verbër, viktimat e dhunës seksuale, pensionistët e parakohshëm të Trepçës, TMK-së, FSK-së, e të gjitha kategoritë e tjera”, sqaroi në detaje Hamza.
Ai u zotua se me çdo kusht do ta realizojë këtë premtim dhe siç theksoi Hamza, vetëm vdekja mund t’ia ndalojë një gjë të tillë.
“Të gjitha këto do të bëhen në të njëjtën kohë me pagat, në fillim të mandatit, në muajt e parë të mandatit, por kjo duhet të bëhet me ligj. Sepse duhet me u rishiku ligji për ndarjen buxhetore për vitin 2025, me u reflektu në ligj dhe në momentin kur ligji kalon procedurat. Po dita e parë e punës, ditën e parë të punës do ta fillojë me plotësim ndryshimin, rishikimin e buxhetit për vitin 2025 me i akomodua këto premtime të cilat jam duke i bërë tash gjatë fushatës elektorale.
Kemi premtuar edhe në të kaluarën, m’kanë thënë që nuk bëhen, m’kanë thënë që nuk të len FMN-ja, i kam bërë edhe kësaj radhe do t’i bëj. Edhe kësaj radhe, veç një punë mundet me ma ndal, veç vdekja, se kam me i bërë”, potencoi Hamza në ATV.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ramiz Lladrovci: Votoni Elmi Reçicën, Xhavit Halitin, Nait Hasanin, Fadil Millakun, Idriz Vehapin, Ramë Vatajn…

Kallëzim penal ndaj drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ohër

E sulmuan dhe ia morën 100 euro 80-vjeçarit në Prizren, arrestohen dy të miturit

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Mediat evropiane: Bedri Hamza mund të sjell qasje të re në qeverisje

Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!

Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin