Pa u qetësuar ende zemërimi publik për dy vrasjet e fundit të policisë amerikane në Karolinën e Jugut dhe Oklahoma, agjentët amerikanë janë përfshirë në një tjetër incident që ka shkaktuar protesta të shumta në Kaliforni.
Policia e zonës El Cajon në Kaliforninë e Jugut hapi zjarr dhe vrau 38-vjeçarin me ngjyrë Alfred Olango, i cili, siç u mor vesh më pas, ishte i paarmatosur.
Mësohet se policia kishte marrë raporte për një person të paqëndrueshëm mendërisht që ecte në mes të trafikut dhe u përball me të në parkingun e një restoranti në zonën El Cajon të San Diegos. Policia amerikane publikoi një foto të incidentit ku shfaqet Olango në një pozicion që të bën të mendosh se po hap zjarr, por në fakt ai ka në dorë një cigare elektronike.
Mediat amerikane thanë se një prej oficerëve të pranishëm hapi zjarr me armën e shërbimit kundër Olangos, ndërsa një tjetër me pistoletën elektrike.
Vrajsa e Olangos, i lindur në Uganda, shkaktoi zemërim të madh mes komunitetit të zonës.
Shumë njerëz dolën në protesta dhe kërkuan një hetim federal për incidentin.
Protestuesit hodhën parullën e zakonshme “Jetët me ngjyrë kanë rëndësi”, e cila është bërë një slogan i protestave kundër vrasjeve nga policia të anëtarëve të këtij komuniteti.
Prej më shumë se dy vitesh, në SHBA janë regjistruar shumë protesta, shpesh edhe të dhunshme, ndaj policisë për dhunën që agjentët kanë ushtruar ndaj njerëzve kryesisht me ngjyrë.
Kjo çështje është bërë temë edhe e fushatës presidenciale, megjithëse incidente të tilla vazhdojnë me një shpeshtësi vërtetë shqetësuese. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe