LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë përplasjet politike OBRM-PDUKM dhe LSDM, për miratimin e propozimit francez

Vazhdojnë përplasjet politike OBRM-PDUKM dhe LSDM, për miratimin e propozimit francez

Protokolli i nënshkruar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ka përplasur OBRM-PDUKM-në dhe LSDM-në.

Nga opozitarja OBRM-PDUKM, thonë se me protokollin e sotshëm, Maqedonia do të neogcioj me Bullgarinë për çështjet identitare, ndërsa nga LSDM thonë se nisja e bisedimeve me BE-në bëhet me formulim të pastër të gjuhës maqedonase.

“Me protokollin e nënshkruar sot Maqedonia nuk do të negociojë me BE-në për përparimin e saj, por do të negociojë me Bullgarinë për historinë e saj”, kanë vlerësuar nga OBRM-PDUKM në reagimet e tyre pas nënshkrimit të protokollit bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.


Nënkryetari i kësaj partie, Aleksandar Nikollovski, pretendon se, me këtë protokoll ndryshimi i historisë dhe teksteve shkollore sipas shembullit bullgar bëhet kusht për përparimin e vendit drejt BE-së.

“Kjo qeveri tradhtare bëri gjithçka dhe u pajtua për ndryshim të historisë dhe ndryshim të teksteve shkollore, më saktë për bullgarizim të hapur si kusht për përparim në integrimet evropiane. Edhe atë e thënë qartë sot, sepse u tha qartë në Sofje se protokolli bëhet pjesë e kornizës negociuese dhe se në përputhje me mospërmbushjen e detyrave në atë protokoll Maqedonia do të përparojë ose nuk do të përparojë drejt BE-së, përkatësisht do të hapen ose do të mbyllen kapituj”, deklaroi Aleksandar Nikollovski nënkryetar i OBRM-PDUKM-së.

Por, nga LSDM thonë se, negociatat me BE-në do të fillojnë si maqedonas me formulim të qartë të gjuhës maqedonase dhe me çështjet bilaterale jashtë procesit.

“Tashmë të martën, përkatësisht për dy ditë, fillon dialogu me BE-në përmes konferencës së parë ndërqeveritare që do të mbahet në Bruksel. Ky është kapitull historik për shtetin tonë, pas 17 viteve në dhomën e pritjes, përfundimisht i fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian. Ky është sukses i qytetarëve, i shtetit. Tani hapen perspektiva të reja për shtetin, mundësi të reja për prosperitet të qytetarëve”, deklaroi Bogdanka Kuzeska Zëdhënëse e LSDM-së.

Pas miratimit të konkluzioneve për pranimin e propozimit të KE-së për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, të martën edhe zyrtarisht në Bruksel do të mbahet konferenca parë ndrëqeveritare.

Në trend Lajme

Më shumë
“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

Lajme
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Kronika e Zezë
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Lajme
Moti në fundjavë, IHK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe gjatë ndotjes së lartë të ajrit të përdorin maska

Moti në fundjavë, IHK u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe gjatë ndotjes së lartë të ajrit të përdorin maska

Lajme
Aksident në kantierin e Aeroportit të Vlorës, vdes shoferi i kamionit

Aksident në kantierin e Aeroportit të Vlorës, vdes shoferi i kamionit

Lajme
Kalo në kategori