LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë konsultimet mes pushtetit dhe opozitës maqedonase për Ligjin për Prokurorinë Publike

Vazhdojnë konsultimet mes pushtetit dhe opozitës maqedonase për Ligjin për Prokurorinë Publike
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Në Kuvend sot pasdite vazhdojnë konsultimet mes grupeve të punës së pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin duhet të zgjidhet edhe fati i PSP-së.

Sipas zëvendësministrit të Drejtësisë Oliver Ristovski, dallimet kryesore mbesin rreth statusit të prokurorëve të PSP-së dhe lëndët të cilat janë në procedurë gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Herën e kaluar mbetëm tek dy tre pikë që janë kontestuese ndërmjet neve. Ndaluam që të bëjmë konsultime shtesë, si ne ashtu edhe opozita. Mendoj se sot do të harmonizojmë një pjesë të asaj, kështu shpresoj”, deklaroi Ristovski për “360 shkallë”.


Sot në Kuvend u anulua seanca e Komisionit Ligjvënës-Juridik, në të cilën duhej të debatohej për Ligjin për prokurorinë publike, me flamur evropian me procedurë të shkurtër, në lexim të dytë.

Është e pasigurt se kur ligji do të gjendet edhe para Komisionit për Çështje Evropiane, i cili të enjten miratoi dhjetë prej gjithsej 51 amendamenteve të dorëzuara për propozim ligjin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori