LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit pas cunamit shkatërrues në Indonezi

Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit pas cunamit shkatërrues në Indonezi

Në Indonezi janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve, pas një tërmeti dhe cunami që kanë rezultuar me të paktën 832 persona të vdekur në qytetin Palu.

Autoritetet kanë thënë se do të nisin varrosjen e viktimave në një varrezë masive, për shkak të shqetësimeve se mund të fillojë shpërndarja e ndonjë sëmundjeje.

Dhjetëra persona mendohet se janë bllokuar të gjallë nën rrënoja.


Në Palu, ekipet e shpëtimit janë duke pritur disa makina të mëdha për të kërkuar në rrënojat e një hoteli dhe një qendre tregtare, pasi të dridhurat e kanë bërë të pasigurt situatën, ashtu që ata të nisen vetë.

“Komunikimet janë të kufizuara, makineria e rëndë po ashtu, nuk ka mjaftueshëm krahasuar me numrin e ndërtesave të shkatërruara”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Katastrofa.

Paralajmërimet për cunami kanë nisur, pasi një tërmet i shkallës,7.5 ka goditur këtë qytet të premten.

Presidenti indonezian, Joko Widodo ka vizituar këtë rajon dhe ka bërë thirrje që të ketë përpjekje “ditë e natë” për t’i shpëtuar të mbijetuarit. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori