LAJMI I FUNDIT:

Varrosen të gjallë për ta parë filmin në arkivol

Varrosen të gjallë për ta parë filmin në arkivol

Organizatorët e festivalit Alamo Drafthouse vazhdojnë traditën duke ua mundësuar adhuruesve të tyre besnikë që të shohin filma në një mënyrë krejtësisht tjetër.

Kështu katër shokë nga Teksasi me sy të mbyllur do të dërgohen në një vend të panjohur ku do të varrosen për së gjalli me arkivole në mënyrë që thellë nën tokë, të mund ta shikojnë filmin e Ryan Reynolds “Buried” në të cilin personazhi kryesorë, qëllojeni, varroset për së gjalli.

Kino Alamo është e njohur që adhuruesit e vet i dërgon nëpër lokacione origjinale të xhirimit të filmave në të cilat pastaj mund t’i ndjekin filmat. Kështu katër fatlumët e përmendur më lartë do ta shohin filmin në “kinemanë” speciale 3 metra nën tokë. /Telegrafi/