LAJMI I FUNDIT:

Varianti i ri trefishoi numrin e infeksioneve nga COVID-19, pavarësisht masave të bllokimit në Mbretërinë e Bashkuar

Varianti i ri trefishoi numrin e infeksioneve nga COVID-19, pavarësisht masave të bllokimit në Mbretërinë e Bashkuar

Varianti i ri, më ngjitës i Covid-19 që u shfaq për herë të parë në juglindje të Anglisë tashmë po përhapet me shpejtësi edhe gjatë bllokimit të dytë të kombit në nëntor, sipas një raporti të botuar të enjten nga shkencëtarët në Imperial College London.

Sipas France24, përcjell Telegrafi, një raport nga shkencëtarët në Imperial College London lëshuar më 31 dhjetor vlerësoi se lloji i ri i coronavirusit trefishoi numrin e tij të infeksioneve në Angli gjatë bllokimit të nëntorit ndërsa numri i rasteve të reja të shkaktuara nga varianti i mëparshëm u ul me një të tretën.

Siç thuhet më tej, varianti i ri shkaktoi një normë më të lartë të riprodhimit (R) – e cila përcakton se sa ngjitëse sëmundja bazohet në numrin e njerëzve të infektuar nga secili person i infektuar – prej 0.7 kundrejt 0.4 për llojin e mëparshëm, madje edhe me “nivelet e larta të distancës sociale” gjatë bllokimit para Krishtlindjes.


Një normë R duhet të jetë më pak se 1 që numri i rasteve të reja të fillojë të bjerë.

Vlerësimi i fundit i qeverisë britanike për normën R për Mbretërinë e Bashkuar si një e tërë, botuar më 23 dhjetor, ishte ndërmjet 1.1 dhe 1.3.

Shfaqja e llojit të ri të Covid-19 bëri që më shumë se 50 vende të vendosnin kufizime të udhëtimit në raport me Mbretërinë e Bashkuar në fund të dhjetorit, shumë prej të cilave u hoqën më pas.

“Ekziston një ndryshim i madh në atë se sa lehtë përhapet varianti i ri i virusit”, tha për BBC, Axel Gandy, një statisticien në Imperial College London dhe një bashkëautor i raportit. “Ky është ndryshimi më serioz në virus që nga fillimi i epidemisë”, tha ai.

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se lloji i ri fillimisht po përhapej më shpejt midis njerëzve nën moshën 20 vjeç, por më pas filloi të përhapet në grupmoshat e tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vritet lideri paramilitar pro-rus në shpërthimin e fuqishëm në Moskë - kush fshihet pas sulmit?

Vritet lideri paramilitar pro-rus në shpërthimin e fuqishëm në Moskë - kush fshihet pas sulmit?

Evropa
Cili shtet i Evropës mund të goditet më së rëndi nga tarifat e Trumpit?

Cili shtet i Evropës mund të goditet më së rëndi nga tarifat e Trumpit?

Botë
Erdogan në një takim me udhëheqësin e ri të Sirisë - a do të jetë ky hapi drejt një stabiliteti në rajon?

Erdogan në një takim me udhëheqësin e ri të Sirisë - a do të jetë ky hapi drejt një stabiliteti në rajon?

Azia
Musk thotë se Trump ka rënë dakord “të mbyllë USAID-in”

Musk thotë se Trump ka rënë dakord “të mbyllë USAID-in”

Amerika
Pak pas mesnate, punonjësve të USAID-it në Uashington iu tha të qëndronin të hënën në shtëpi

Pak pas mesnate, punonjësve të USAID-it në Uashington iu tha të qëndronin të hënën në shtëpi

Amerika
Trump përsërit kërcënimin për të rimarrë Kanalin e Panamasë “ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme”

Trump përsërit kërcënimin për të rimarrë Kanalin e Panamasë “ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme”

Botë
Kalo në kategori