LAJMI I FUNDIT:

Varianti Omicron mbërrin edhe në Kanada – dy persona rezultojnë pozitivë pas kthimit nga Nigeria

Varianti Omicron mbërrin edhe në Kanada – dy persona rezultojnë pozitivë pas kthimit nga Nigeria

Dy raste të variantit të ri të COVID-19, Omicron, janë konfirmuar në Kanada, njoftuan zyrtarët qeveritarë të dielën.

“Sot, provinca e Ontarios ka konfirmuar dy raste të variantit Omicron të COVID-19 në Otava. Të dyja janë raportuar në individë me udhëtime të fundit nga Nigeria”, ka thënë Christine Elliott, zëvendëskryeministre dhe ministre e shëndetësisë, dhe Dr. Kieran Moore, shefi mjekësor i shëndetësisë, përcjell Telegrafi.

“Shëndeti Publik i Otavës po kryen menaxhimin e rasteve dhe kontakteve dhe pacientët janë në izolim”, është thënë më tej.


Kanadaja, ashtu si SHBA-ja, ka ndaluar udhëtimin nga Afrika e Jugut – e cila ka numrin më të madh të rasteve – dhe shtatë vende të rajonit. Por Nigeria nuk është një nga vendet në listën e ndaluar.

Eric Feigel-Ding, një epidemiolog, tha për DailyMail.com të premten se ai besonte se varianti i ri tashmë është ‘ndoshta në mbarë botën’.

Një paciente në Belgjikë që rezultoi pozitiv – i pari në Evropë – nuk kishte qenë në Afrikën Sub-Sahariane.

Ajo kishte udhëtuar në Egjipt përmes Turqisë dhe rezultoi pozitive për Omicron në kthimin e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori