Varhelyi konsideron se Shkupi dhe Tirana duhet të fillojnë negociata para majit

Kandidati për komisar për zgjerim dhe politikë fqinjësore, hungarezi Oliver Varhelyi, dy orë e gjysmë u dëgjua dhe vlerësua nga eurodeputetët për aftësinë e tij për ta kryer këtë funksion në pesë vitet e ardhshme.
Në fjalën e tij hyrëse, Varhelyi theksoi se ambicia e tij është të arrijë t’i bindë vendet anëtare se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë negociatat për anëtarësim me BE-në para Samitit BE-Ballkan perëndimor në Zagreb, të caktuar për në maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Varhelyi theksoi se tre vende anëtare e frenojnë procesin, e ato janë Franca, Holanda dhe Danimarka. Ai qëndroi pas perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe shfaqi shpresë se, nëse konfirmohet nga Parlamenti evropian, deri në fund të mandatit të tij pesëvjeçar Shkupi dhe Tirana do të jenë të kyçura tashë thellë në negociatat me BE-në.
Specifike për Maqedoninë e Veriut, hungarezi përkujtoi se liderët evropianë masovikisht e vizitonin Shkupin para referendumit për Marrëveshjen me Greqinë dhe i premtuan vendit se nëse referendumi do të ketë sukses, negociatat do të hapen.
“Ajo që është në pyetje këtu është kredibiliteti i BE-së në rajon dhe më gjerë”, deklaroi Oliver Varhelyi.
Kandidati për trashëgues të Johanes Hanit konfirmoi se për të, gjithashtu, zgjerimi dhe thellimi i Bashkimit Evropian janë procese të cilat mund të shkojnë paralelisht.
Koordinuesit e grupeve parlamentare gjatë ditës së sotme do të duhet të arrijnë marrëveshje për kandidaturën e Oliver Varhelyi, vendimi pritet gjatë ditës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë