LAJMI I FUNDIT:

Vala e dytë e COVID-19 mund të ndodh në gusht, shkencëtarët belgë paralajmërojnë se mund të vie edhe deri te vala e tretë

Vala e dytë e COVID-19 mund të ndodh në gusht, shkencëtarët belgë paralajmërojnë se mund të vie edhe deri te vala e tretë

Qendra Federale për Shëndetin Publik në Belgjikë, ka paralajmëruar se ekzistojnë skenarë që parashohin një valë të re të coronavirusit, raporton Brussels Times.

Zyrtarë të kësaj qendre paralajmërojnë se vala e dytë do të mund të ndodhte në gusht, dhe se mund të përcillet edhe me valën e tretë të COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Është e mundur që numri i të infektuarve dhe atyre të hospitalizuar të fillojë të rritet sërish, nëse masat kufizuese hiqen shumë herët apo nëse nuk i përmbaheni rekomandimeve”, ka deklaruar epidemiologu i njohur belg Steven Van Gucht.


Ai paralajmëroi se është i mundur rikthimi i virusit në gusht, sikurse që është e mundur që një gjë e tillë të ndodhë gjatë vjeshtës apo dimrit për shkak të përkeqësimit të kushteve klimatike.

Ekspertët belgë paralajmërojnë se nuk mund të përjashtohet miratimi i një vale të dytë të izolimit të vendit gjatë dimrit, me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit.

“Gjithçka varet prej asaj sa do të jemi në gjendje të adoptojmë sjelljen tonë në situatën e re dhe sa do të jetë e suksesshme strategjia e monitorimit të kontaktit”, thuhet për fund në kumtesën e Qendrës belge të Shëndetit Publik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Azia
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori