LAJMI I FUNDIT:

Vala braktis “objektin e Leme Xhemës”, zhvendoset në shesh (Foto)

Vala braktis “objektin e Leme Xhemës”, zhvendoset në shesh (Foto)

Nga sot, operatori lider në treg “Vala”, do të jetë prezentë fuqishëm në sheshin kryesor të Prishtinës, saktësisht në hyrje të sheshit “Zahir Pajaziti”. Objekti i ri i “Vala”-s promovohet sonte në mbrëmje, ndërsa “Vala” ka braktisur lokalin që e mori ish-drejtoresha e PTK-së Leme Xhema, në lagjen Qafa në Prishtinë, raporton Infokusi.

Operatori publik Vala, është zhvendosur në sheshin kryesor të Prishtinës, në fillim të sheshit “Zahir Pajaziti”, duke përqafur konceptin e operatorëve lider të telefonisë në botë, si Vodafone, T-mobile etj etj. për t’iu ofruar klientëve shërbime sa më cilësore aty ku janë prezent më së shumti.
IMG_0703-640x375
Lokali gjigant, prej 1 mijë metra katror, pritet të promovohet publikisht sonte në ora 18:00, ndërsa qytetarët do të mund t’i marrin shërbimet e tyre që nga dita e nesërme.

Portali Infokusi ka mësuar po ashtu se Vala ka marrë vendim për ta mbyllur objektin e saj në lagjen Qafa, ku ishte e vendosur që nga koha, kur drejtoreshë ishte Lema Xhema, për të cilin lokal qe bërë mjaftë zhurmë. Pronari i objektit te Qafa, siç i kanë thënë Infokusit zyrtarët e “Vala”-s, tashmë e ka marrë njoftimin se nuk do t’i vazhdohet kontrata.


Në ata kohë, kontrata e nënshkruar mes ish-drejtoreshës, Leme Xhema dhe pronarit Burim Gashi, ishte kritikuar nga mediet për shkak se paguante një qira të lartë, mbi 20 mijë euro, përkundër se lokali nuk ishte në vend të frekuentuar dhe të përshtatshëm për të ofruar shërbime për klientët e saj.

Gjithashtu Infokusi, nga zyrtarët e Vala-ës, ka mësuar se koncepti i rregullimit të objekti është bërë modern, me hapësira të mëdha për shërbime cilësore. Do të ndiqet modeli i “Vodafone”, “T-mobile” etj, ku veç shërbimeve do të ketë edhe produkte të reja të teknologjisë së fundit.

Bëhet fjalë për telefona të markave të ndryshme, të cilët do të shiten me oferta të Vala-ës me kontratë, sikurse në të gjitha vendet perëndimore.

Po ashtu ky objekt, i ka dhënë një pamje të re sheshit të kryeqytetit, pasi objekti deri më tani ka qenë i palyer dhe i parregulluar, duke i dhënë pamje të shëmtuar kësaj pjese. /Infokusi/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori