LAJMI I FUNDIT:

Vajza kroate zgjohet nga koma dhe fillon të flas gjermanisht

Vajza kroate zgjohet nga koma dhe fillon të flas gjermanisht

Një vajzë 13 vjeçare nga Knini i Kroacisë para dy javësh u zgjua nga koma, dhe në vend se të fliste në gjuhën amtare - gjuhën kroate, ajo për dy ditë foli vetëm gjermanisht. Ajo ishte pranuar në spital para dy muajsh pas helmimit të gjakut.

Përveç pediatrit, vajzën e kanë kontrolluar edhe defektologu i spitalit dhe psikologu, por shkaktari i ndërrimit të gjuhës ende nuk dihet. Zyrtarët e spitalit thanë se ajo e fliste gjermanishten shumë më rrjedhshëm se që ka mundur ta mësonte në shkollë.

Neurpsikiatri Mijo Milas tha se ky rast për mjekësinë është i pashpjegueshëm, ndërsa vjen nga nënvetëdija e thellë. “Është e mundur se ka qenë e lidhur thellë me dikë që në afërsi të saj ka ruajtur këtë gjuhë. Ka shumë raste të regjistruara kur njerëzit pas kthimit nga gjendja pa vetëdije kanë filluar të flasin një gjuhë tjetër,” tha ai. /Telegrafi/