Ushtria ukrainase tha të enjten se trupat e saj u tërhoqën nga një pjesë e Çasiv Jarit në rajonin lindor të Donetskut, një ditë pasi Rusia njoftoi se ushtria e saj mori kontrollin e një lagjeje në këtë qytet strategjik.
“Ishte e pamundur mbajtja e lagjes pas futjes së armikut në të, sepse kërcënohej jeta dhe shëndeti i ushtarëve tanë. Pozicionet mbrojtëse të ushtarëve tanë u shkatërruan”, tha zëdhënësi i ushtrisë Nazar Voloshyn për një televizion ukrainas.
“Komanda vendosi të tërhiqet në pozicione më të mbrojtura dhe më të përgatitura, por edhe aty armiku vazhdon të sulmojë”, shtoi ai.
Çasiv Jari ka një terren të lartë, që forcat ruse mund ta përdorin si pikë grumbullimi për të vazhduar ofensivën drejt qyteteve të tjera të Ukrainës, nëse arrijnë të marrin kontrollin e plotë të qytetit.
Përpjekjet e fundit ruse për të hapur një front të ri pranë qytetit të Kharkivit në verilindje të Ukrainës janë penguar, por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se vonesat e dërgesave amerikane me ndihma ushtarake kanë shkaktuar probleme të mëdha për ushtrinë e vendit të tij.
“Kemi 14 brigada pa pajisje, që nuk kanë armët e duhura”, tha presidenti Zelensky në një intervistë për agjencinë Bloomberg. “Dërgesat po vijnë, por ato po vijnë ngadalë, për fat të keq”, shtoi ai.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Moska nuk do të shpallë një armëpushim në Ukrainë pa parë veprime “të pakthyeshme” Kievit, që konsiderohen të pranueshme nga Kremlini.
Më herët të enjten, ushtria ukrainase tha se rrëzoi 21 nga 22 dronët me të cilët sulmoi Rusia gjatë natës gjithandej në Ukrainë, duke përfshirë edhe kryeqytetin Kiev, raporton zeriamerikes.
Të paktën shtatë persona u plagosën dhe u shkatërruan ndërtesa banimi, dyqane, klube sporti dhe një tubacion gazi thanë autoritetet. Një sulm rus të mërkurën në rajonin Poltava kundër infrastrukturës së gazit vrau një person dhe plagosi tre të tjerë, njoftoi të enjten ministria ukrainase e energjisë.
Nga ana tjetër, ministria ruse e mbrojtjes tha të enjten se pengoi sulmet me dron të Ukrainës mbi rajonet Belgorod, Briansk dhe Tambov.
Një ditë më parë Pentagoni njoftoi një paketë ndihme me dy pjesë për Ukrainën, në vlerë të pak mbi 2.3 miliardë dollarëve.
Ndihma fillestare përfshin raketa dhe artileri nga rezervat amerikane, me vlerë deri në 150 milionë dollarë.
Pjesa e dytë e paketës, me vlerë prej rreth 2.2 miliardë dollarësh, do të shfrytëzohet për blerjen e raketave për sistemet e mbrojtjes “Patriot” dhe sistemit të përparuar “NASAMS”.
Njoftimi zyrtar për këtë paketë ndihme vjen një ditë pas takimit të sekretarit amerikan të mbrojtjes, Lloyd Austin me ministrin ukrainas të mbrojtjes, Rustem Umerov në Pentagon.
“Ukraina është në një luftë të vështirë”, i tha zoti Austin homologut Umerov para takimit. “Mos u gaboni. Ukraina nuk është vetëm dhe ndihma e Shteteve të Bashkuara nuk do të lëkundet kurrë”, shtoi ai.
Paketa e re e ndihmës vjen një javë para takimi të nivelit të lartë të NATO-s në SHBA, një ngjarje që në krye të programit të saj ka rritjen e mbështetjes ushtarake për Ukrainën përballë sulmit rus.
“Nëse takimi i NATO-s duhet të dëshmojë diçka, ajo duhet të jetë ndihma në planin afatgjatë”, tha për Zërin e Amerikës Charles Kupchan ekspert nga radhët e Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditën tri shtete të SHBA-së

Rusia thotë se armëpushimi i përkohshëm në Ukrainë është “i papranueshëm”

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut – bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi