LAJMI I FUNDIT:

Ushtria ukrainase: Për një javë kemi çliruar më shumë se 400 kilometra katrorë

Ushtria ukrainase: Për një javë kemi çliruar më shumë se 400 kilometra katrorë

Ushtria ukrainase sot ka njoftuar se vetëm një javë pasi që presidenti rus Vladimir Putin shpalli aneksimin e rajonit të Khersonit në Ukrainë, kanë arritur të çlirojnë 400 kilometra katrorë në këtë rajon.

“Forcat e armatosura të Ukrainës kanë çliruar mbi 400 kilometra katrorë në rajonin e Khersonit, që nga fillimi i tetorit. Rusët janë tërhequr nga territori, sipërfaqja e të cilës është ekuivalente me 75 mijë fusha të futbollit”, tha sot zëdhënësja e ushtrisë ukrainase Natalia Gumeniuk, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka theksuar se kanë arritur të çlirojnë mbi 10 qytete, që deri më dje ishin nën kontrollin e forcave ruse.


Ndryshe mobilizimi rus nuk është duke shkuar sipas planit të Vladimir Putinit, pasi shumica prej tyre nuk po i përgjigjen thirrjeve apo po vendosin të largohen nga vendi.

E edhe ata pak që po vendosin të nisen në luftë, po ankohen për mungesë të pajisjeve elementare. Shumë prej tyre kanë pushkë të ndryshkura, pa përvojë ushtarake, ushqim e medikamente.

Shumë video amatore shfaqin rezervistët e pakënaqur, të cilët po ankohen se nuk po paguhen dhe nuk janë të regjistruar e as që kanë kontratë me shtetin rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori