LAJMI I FUNDIT:

Ushtria ukrainase publikon udhëzime të sakta për të gjithë rusët që duan të dorëzohen

Ushtria ukrainase publikon udhëzime të sakta për të gjithë rusët që duan të dorëzohen

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar një video-udhëzim për trupat ruse, që u shpjegon procedurën e dorëzimit që bëhet me ndihmën e një droni ukrainas.

Një video me udhëzime të detajuara në gjuhën ruse, është publikuar në faqen e Shtabit të Përgjithshëm në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ushtarët rusë që duan të dorëzohen duhet të informojnë koordinatorët e programit ukrainas “dua të jetoj”, të cilët do t’u japin atyre një afat kohor për mbërritjen e dronit.


Pasi të shfaqet droni, ushtarët duhet të konfirmojnë qëllimin e tyre për t’u dorëzuar duke ngritur duart, dhe më pas të ndjekin dronin drejt pikës së takimit me ushtarët ukrainas.

Pala ukrainase beson se përdorimi i dronëve për të ndërmjetësuar dorëzimin, do të ndihmojë që i gjithë procesi të bëhet më i sigurt, shkruan Meduza.

Në nëntor, në Telegram qarkullonte një video që tregonte ekzekutimin e të paktën 10 të burgosurve rusë pranë fshatit Makiivka, gjë që pati një efekt demotivues për të gjithë ushtarët rusë që planifikonin të dorëzoheshin. Autoritetet ruse njoftuan se do të kërkonin “autorët e këtij krimi”.

Mihaylo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, pretendoi se Kievi ka versionin e plotë të regjistrimit të ekzekutimit të dyshuar të të robërve të luftës.

Ai tha se disa nga ushtarët rusë në video donin vërtet të dorëzoheshin, por në të njëjtën kohë të tjerët hapën zjarr ndaj ushtrisë ukrainase. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Amerika
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Kalo në kategori