LAJMI I FUNDIT:

Ushtria shtiu në UFO? (Video)

Ushtria shtiu në UFO? (Video)

Banorët e fshatit Lespolin në Rusi mbetën të befasuar kur në qiellin e natës panë një objekt të madh rrotullues. Banorët u mbyllën në shtëpi nga frika dhe filluan ta vështrojnë objektin, ndërsa sipas përshkrimeve thuhet se ata kanë parë një pjatë të madhe fluturuese.

Objekti është vërejtur edhe nga baza e afërt ushtarake, edhe pse nuk dukej në radar. Për tu mbrojtur nga kërcënimi potencial dhe pa dashur të fillojnë një konflikt të hapur me fluturaken e panjohur, ata shkrepën vetëm disa fishekzjarrë ndriçuese.

Pas kësaj ky objekt, sipas raporteve, u zhduk. Edhe pse banorët janë të bindur se kanë parë një fluturake jashtëtokësore, shpejtë erdhi edhe sqarimi i ekspertëve ushtarak dhe shkencorë.

Njëra nga sqarimet ishte se ndoshta objekti ka qenë ndonjë meteor ndriçues ose ndonjë fenomen tjetër atmosferik, i cili gjatë përzierjes me molekulat e ujit dhe gazrat e moçalit, mund të shkaktojë një efekt të ngjashëm. Sqarimi tjetër ishte se ndoshta bëhet fjalë për migrimin e karkalecave ndriçues. Por asnjëra prej këtyre dy teorive nuk sqaron pse ushtria u detyrua të intervenojë. Raportin në lajme mund ta shihni në videon më poshtë:


Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori