Ushtria amerikane po përgatitet për skenarin më të keq në betejën me coronavirusin. Kështu deklaron Gjeneral Terrence O’Shaughnessy, kreu i Komandës Veriore Amerikane, i cili shpjegon masat që po merr ushtria për të reaguar në përgjigje të krizës.
Gjeneral O’Shaughnessy thotë se ushtria po e trajton këtë krizë si periudhë lufte:
“Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i ka shpallur luftë epidemisë së COVID-19, prandaj po veprojmë si në kohë lufte dhe po e trajtojmë si një fushatë të madhe ushtarake”.
Gjenerali foli me agjencinë e lajmeve Reuters në një intervistë nga Baza Ajrore Petersen në Kolorado Springs të Kolorados. Ai shpjegoi se një kontigjent ushtarak është dislokuar në kompleksin e maleve Shajen që u ndërtua si bazë mbrojtëse nga kërcënime bërthamore.
“Ndodhet 550 metra nën tokë, nën shtresën e granitit që ofron mbrojtje të shkëlqyer, jo vetëm ndaj rrezikut bërthamor, por shërben edhe në këtë rast për të izoluar një kontigjent”.
Kreu i Komandës Veriore amerikane tha se ushtria po ofron mbështetje në operacionet federale për të vënë nën kontroll situatën në vatrat më të nxehta të sëmundjes:
“Kemi dislokuar kapacitete në Nju Jork, po ashtu në Kaliforni dhe në shtetin e Uashingtonit. Dislokimet më të fundit janë në Nju Orleans dhe Dallas. Gjatë gjithë kohës jemi në bashkërendim me Pete Gaynor, administrator i Agjencisë Federale të Emergjencave, për të identifikuar zonat që janë më në rrezik dhe ku nevojitet ndihma jonë”.
Gjenerali nuk pranoi të deklaronte sa sa ushtarë në territorin amerikan janë diagnostikuar me coronavirus, duke cituar shqetësime sigurie, por pohoi se virusi paraqet një sfidë të madhe për operacionet ushtarake.
Rreth 1000 detarë nga kryqëzori amerikan USS Theodore Roosevelt, apo një e pesta e ekuipazhit të tij, ishin në karantinë në një bazë detare në Guam. Marina Ushtarake po përpiqet të vërë nën kontroll shpërthimin e infeksionit në kryqëzor,
Evakuimi i personelit filloi të mërkurën, një javë pas raportimit të rastit të parë në Aeroplan-mbajtëse dhe pasoi nxjerrjen e një letre të fortë në adresë të komandës së Marinës nga kapiteni i kryqëzorit duke kërkuar “përgjigje të vendosur” për të vënë nëm kontroll epideminë.
Megjithëse aeroplanmbajtësja USS Theodore Rooseveld nuk është nën komandën e Gjeneralit O’Shaughnessy, ai tha se po e ndjek nga afër situatën dhe donte të ishte i informuar. Ai shprehu gjithashtu shqetësim për mirëqënien e personelit shëndetësor, si civilë, ashtu edhe nga radhët e ushtrisë, të cilët janë në vijën e frontit në këtë betejë.
“E dimë që gjenden në një situatë dhe rrethana ekstreme,” tha gjenerali.
“Po përgatitemi për skenarin më të keq. Ne duam të jemi përgatitur për të përmbushur çfarëdo detyre që kërkohet prej nesh në këtë situate. Jemi gati për të reaguar me një strategji mbarë-kombëtare”.
Ashtu si sektori civil që po e studion situatën dhe po përshtatet në kohë reale, edhe ushtria, tha Gjeneral O’Shaughnessy po nxjerr mësime dhe po adaptohet nga rrethanat në ndryshim të kësaj krize./voa
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri