LAJMI I FUNDIT:

Ushtari ukrainas arrin ta rrëzojë raketën ruse me mitraloz – pozoi para “trofeut”

Ushtari ukrainas arrin ta rrëzojë raketën ruse me mitraloz – pozoi para “trofeut”

Gjatë sulmeve më të ashpra ajrore mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës, ku u shkrepën dhjetëra raketa gjigante, një ushtar ukrainas ka arritur të rrëzojë një të tillë duke shtënë në të me mitraloz.

Ushtari i njohur si “Kipish” ka arritur ta realizojë “të pamundurën”, duke rrëzuar një nga 76 raketat e shkrepura në territorin e Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Kreu i ushtrisë ukrainase ka lavdëruar ushtarin për “reagimin e tij të shpejtë”, pasi që kishte arritur ta shkatërrojë raketën me mitraloz.


“Kur qëlloi, fluturonin shkëndijat e verdha nga raketat. Filloi të sillet, e goditi në bisht dhe ra në tokë. Ishte e pamundur ta qëllosh me mitraloz, por ai këtë e bëri”, tha komandanti që paraqit si “Hera”.

Pjesët e raketës së shkatërruar kanë rënë në fushën e mbuluar me borë, e në video shihet luftëtarët me “trofeun” e tij, duke e mbajtur nga ajo që dukej si krah i raketës.

Kujtojmë që forcat ukrainase kanë arritur të rrëzojnë 60 nga 70 raketat që i lansoi Rusia gjatë këtij sulmi ajror. Ato u lansuan nga aeroplanët por edhe nga luftanijet në Detin e Zi dhe atë Kaspik, duke përfshirë raketat Kha-101 dhe Kalibr.

E disa minuta pas sulmit, qytetet si Kharkiv dhe Poltava mbetën pa energji elektrike. Ndërkaq Kievi mbeti pa ujë, e në Kremenchuk u ndërpre plotësisht furnizimi me ujë dhe rrymë.

Në Kriva Rig, qytetin e lindjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, raketat ruse goditën ndërtesat kolektive duke i shkatërruar shtyllat që i mbanin ato.

Derisa ekipet e shpëtimit kanë kërkuar nën rrënoja personat që mund të kenë shpëtuar. Aty është konfirmuar vdekja e tre civilëve, përfshirë një fëmijë katërmuajsh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se

Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se "Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore"

Botë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Botë
Donald Trump paralajmëron

Donald Trump paralajmëron "Luftën e Tretë Botërore" në atë që po vlerësohet si "përpjekje e fundit për të ndalur rritjen e Kamala Harris"

Amerika
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Azia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Kalo në kategori