LAJMI I FUNDIT:

Ushtari rus i kapur rob në Ukrainë shihet derisa ushqehet nga vendasit ukrainas

Ushtari rus i kapur rob në Ukrainë shihet derisa ushqehet nga vendasit ukrainas

Një video që me sa duket tregon një ushtar rus të kapur në Ukrainë po bën xhiron në rrjetet sociale, kryesisht në Twitter.

Kjo video tregon momentin kur ushtarit i ofrohet ushqim dhe çaj nga vendasit ukrainas, derisa të njëjtit e lejuan atë që ta telefononte edhe nënën e tij.

Gazetari i The Wall Street Journal në Moskë, Matthew Luxmoore, shkroi se shumë nga trupat ruse janë adoleshentë dhe që nuk ia kanë idenë se pse bëhet kjo luftë.


Në anën tjetër edhe një gazetare e Kyiv Independent, Anastasiia Lupatina deklaroi se ushtari rus i dorëzuar në Ukrainë ishte mirëpritur nga vendasit.

Tashmë janë bërë shtatë ditë që kur Rusia filloi një sulm në Ukrainë, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.

Autoritetet ukrainase thonë se kanë humbur jetën mbi 2,000 civilë në vend. /Telegrafi/