LAJMI I FUNDIT:

Ushtari rus tregon sesi fushat në Avdiivka janë mbushur me kufomat e bashkëluftëtarëve të tij – pamje rrëqethëse

Ushtari rus tregon sesi fushat në Avdiivka janë mbushur me kufomat e bashkëluftëtarëve të tij – pamje rrëqethëse

Një video amatore të cilën e ka filmuar një ushtar rus që ishte i shoqëruar nga një bashkëluftëtar, tregon pasojat e sulmeve ukrainase gjatë betejës për qytetin e Avdiivka në lindje të Ukrainës.

Pamjet rrëqethëse shfaqin atë që dikur njihej si një zonë e qetë malore, e cila tashmë është shndërruar në një varrezë masive, ku pothuajse në çdo cep gjendej ndonjë kufomë e ushtarëve rusë që e kanë pësuar me jetë.

Madje autori i videos thotë se kjo zonë ishte e mbuluar plotësisht nga kufomat e ushtarëve rusë, por që disa prej tyre kanë arritur t’i mbledhin dhe t’i kthejnë në Rusi.


Një prej betejave “më të ashpra”, ukrainasit e mbështetur nga vullnetarët amerikanë, britanikë – kanadezë e australianë eliminojnë 22 ushtarë rusë
Lexo po ashtu Një prej betejave “më të ashpra”, ukrainasit e mbështetur nga vullnetarët amerikanë, britanikë – kanadezë e australianë eliminojnë 22 ushtarë rusë

Nga 4 mijë trupa sa ishin pjesë e kësaj brigade, ushtari rus pranon se tani janë akoma gjallë vetë 30 për qind e tyre.

Në video shihen trupat e ushtarëve të vrarë rusë, rrënoja, tanke të djegura si dhe shpalosin detaje të asaj sesi ishin sulmuar me dron dhe i kishin shpëtuar më të keqes.

Ushtari rus pranon se nuk ka ngrënë e as pirë asgjë për ditë të tëra, dhe se ishte pikërisht uji që e detyroi të rikthehet në këtë vend, me shpresën se do të gjejë diçka. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

Botë
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Evropa
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Botë
Kalo në kategori