LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët ukrainas largojnë flamurin rus nga ndërtesa në Kursk, publikohen pamjet

Ushtarët ukrainas largojnë flamurin rus nga ndërtesa në Kursk, publikohen pamjet

Të tjera pamje janë publikuar nga brenda Rusisë.

Në klipin e fundit, shihen dy ushtarë të veshur me uniformë ukrainase në Sverdlikovo, një fshat në rajonin e Kurskut.

Dyshja shihen duke larguar flamurin rus nga ndërtesa e këshillit të fshatit, në ditët e para të përparimit në Kursk, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.


Trupat ukrainase hyjnë në rajonin e Belgorodit të Rusisë
Lexo po ashtu Trupat ukrainase hyjnë në rajonin e Belgorodit të Rusisë

Ndryshe, së fundmi forcat ukrainase kanë hyrë edhe në Belgorod të Rusisë.

Bëhet e ditur se më parë trupat hynë në kufirin në rajonin e Kurskut, ku ende po zhvillohen luftime.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihen pesë ushtarë ukrainas që qëndrojnë jashtë një ndërtese, ndërsa njëri dëgjohet të thotë: “Ju uroj shëndet, batalioni 252 është në fshatin Poroz, Rajoni i Belgorodit. Lavdi Ukrainës”. /Telegrafi/