LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët rusë të revoltuar – ankohen se kishin duruar ‘uri dhe të ftohtë’ për një kohë

Ushtarët rusë të revoltuar – ankohen se kishin duruar ‘uri dhe të ftohtë’ për një kohë

Një grup ushtarësh separatistë rusë janë revoltuar pasi komandantët e tyre i lanë në vijën e frontit ‘në uri dhe të ftohtë’.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, që kur trupat e presidentit rus, Vladimit Putin pushtuan Ukrainën më 24 shkurt, histori të shumta dolën rreth dorëzimit të ushtarëve të rekrutuar.

Pamjet e reja të publikuara në Telegram tregojnë një batalion të tërë, që pretendon se është regjimenti i pushkëve i 113 i Republikës Popullore të Donetsk, në mes të një rebelimi.


Grupi i burrave qëndroi në një rresht ndërsa komandanti i tyre lexonte një deklaratë në emër të të gjithëve.

Ai tha se ata ishin vendosur në rajonin Kherson në Ukrainën lindore – një zonë strategjike e rëndësishme ku kohët e fundit ka pasur luftime intensive.

Siç bëhet e ditur, ai pohoi se njerëzit e tij duhej të “kapërcenin të ftohtin dhe urinë për një periudhë të konsiderueshme pa mbështetje materiale, pa pajisje mjekësore apo pa ushqime” derisa ishin në qytetin port.

Ushtari i paidentifikuar vazhdoi duke thënë se luftëtarët e tij u rekrutuan ‘pa ekzaminime mjekësore’ që do të thotë se kishte disa njerëz me sëmundje kronike që ‘nuk duhej të ishin mobilizuar’.

E njëjta gjë vlen edhe për ata ‘që janë kujdestarë të njerëzve me sëmundje mendore’.

Por kur trupat i çojnë këto pyetje dhe ankesa në komandën më të lartë, ato thuhet se ‘injorohen dhe interpretohen si sabotim’.

Komandanti tha: ‘Tregoni respekt për oficerët tuaj. Çfarë mund të përfitoni nëse dërgoni ushtarët tuaj për të vdekur?’.

Secili luftëtar mbante një copë pëlhure të bardhë të lidhur rreth një pjese të uniformës së tyre – me sa duket për të vepruar si një sinjal “flamuri i bardhë” i dorëzimit.

Ukraina u premtoi më parë nënave ruse se do të lejoheshin të vinin të merrnin djemtë e tyre – të padëmtuar – nga Kievi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori