LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët rusë që refuzojnë të zgjasin kontratat e tyre kërcënohen të dërgohen në rajonin e Kurskut

Ushtarët rusë që refuzojnë të zgjasin kontratat e tyre kërcënohen të dërgohen në rajonin e Kurskut

Rusëve që refuzojnë të rinovojnë kontratat me Ministrinë e Mbrojtjes dhe të vazhdojnë luftën, komandantët e tyre u kërcënojnë me dërgimin në vijën e frontit në rajonin e Kurskut.

Sipas informacioneve të partizanëve ukrainas në këtë rajon, nga ushtarët rusë të kapur është mësuar se fronti në Kursk është caktuar si një formë ndëshkimi.

Për këtë arsye, ushtarët detyrohen të zgjasin kontratat me Ministrinë ruse të Mbrojtjes.


Partizanët ukrainas raportojnë se ushtarët, veçanërisht ata në Brigadën e 64-të këmbësorisë së ushtrisë ruse, janë nën presion të madh për të nënshkruar kontrata të reja, shpesh për të paktën tre vjet. Ata që refuzojnë të rinovojnë marrëveshjet kërcënohen me dërgim në zonat më të rrezikshme të frontit.

“Në të njëjtën kohë, komanda lë të kuptohet në mënyrë të paqartë se si do të përfundojë rruga e tyre atje. Ata do të shfaroseshin në sulme vetëvrasëse”, thuhet në raport.

Forcat ukrainase, pavarësisht sulmeve të fuqishme të ushtrisë ruse të mbështetur nga trupat koreano-veriore, po ofrojnë një rezistencë të fortë, duke shkaktuar humbje të mëdha armikut.

Nga ana tjetër, ushtria ruse në këtë sektor të frontit po përdor taktikën e ashtuquajtur “sulme të mishit”, që konsistojnë në sulme me valë të njëpasnjëshme mbi pozicionet mbrojtëse të kundërshtarit. /Telegrafi/