LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët rusë kishin jetuar në një stallë të derrave në një fshat të Khersonit – del videoja që tregon gjësendet e tyre dhe makinat për larje

Ushtarët rusë kishin jetuar në një stallë të derrave në një fshat të Khersonit – del videoja që tregon gjësendet e tyre dhe makinat për larje

Shërbimi ukrainas i sigurisë thotë se disa ushtarë rusë në një fshat të pushtuar në rajonin jugor të Khersonit u zhvendosën në një stallë të derrave për shkak të mungesës së akomodimit alternativ, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Rusët kishin pushtuar fshatin Lyubymivka, tha shërbimi i sigurisë, ku rreth 70 për qind e ndërtesave ishin shkatërruar gjatë granatimeve.

Derisa oficerët rusë kishin marrë shtëpi private, disa nga ushtarët kishin jetuar në një stallë të derrave.


Lyubymivka u çlirua në fillim të kësaj jave.

Shërbimi i sigurisë tha se në fshat kishin mbetur rreth 200 civilë kur ra këtë javë. Gjatë pushtimit, vendasve u ishte ndaluar të dilnin jashtë pas orës 18:00 koha lokale. Shërbimi tha se ushtarët rusë kishin marrë ushqim dhe alkool nga banorët vendas dhe kishin fshehur armatimin e tyre në zonat e banuara në mënyrë që të mos zbuloheshin nga dronët ukrainas.

Shërbimi i sigurisë tha gjithashtu se kishte gjetur makina larëse të vjedhura në fermën e derrave.

Një video që besohet të jetë xhiruar nga Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës tregon stallën e derrave ku kishin jetuar ushtarët rusë.

Aty mund të shihen gjësendet e tyre, përfshirë rrobat si dhe makinat e larjes së rrobave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori