LAJMI I FUNDIT:

Ushtaraku Miftar Ziba flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit: Shumë oficerë të Kosovës janë maltretuar në Shqipëri (Video)

Ushtaraku Miftar Ziba flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit: Shumë oficerë të Kosovës janë maltretuar në Shqipëri (Video)

Ushtaraku i karrierës, Miftar Ziba ka thënë se banesa e kolonel Ahmet Krasniqit u bastis nga organet e shtetit shqiptar dhe i janë konfiskuar të gjitha pajisjet që u gjetën aty.

“Me këto veprime është mundësuar vrasja e Ahmet Krasniqit”, tha Ziba.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se një numër i madh i oficerëve të Kosovës janë maltretuar.


“Forcat e rendit të Shqipërisë të uniformuar kanë bastisur ndërtesën dhe një numër i madh i oficerëve janë maltretuar”, tha ai.

Ziba ka thënë se ndalesa e makinës shoqëruese që iu bë makinës në të cilën udhëtontë Krasniqi, u garantonte dorasve t’ia merrnin jetën kolonelit Ahmet Krasniqi.

“Ndalesa e makinës së dytë që iu bë makinës që udhëtonte Krasniqi, iu garantonte dorasve të kryenin veprën, pra t’i merrnin jetën kolonelit Ahmet Krasniqi. Fatkeqësia më e madhe është se asnjë shoqërues i Krasniqit nuk ishte i armatosur, sepse i çarmatosën komplet.”

Ushtaraku i karrierës ka thënë se po të ndodhte që sot dikush të vinte në Kosovë si rasti i Krasniqit, ne do ta siguronim më mirë.

“Jam i bindur sot, se çdo këndë që do ta pranonim ne, në një luftë çlirimtare, edhe ne do të siguronim ministrin e tyre. Pra, vrasja e Krasniqit ishte e planifikuar”, tha ai.

Ziba ka thënë se Ahmet Krasniqi kishte problem të madh për sigurimin e objekteve për anëtarët e Minsitrisë së Mbrojtjes.

“Problemin më të madh dhe më të vështirë Ahmet Krasniqi e kishte sigurimin e objekteve ku mund të vendosen anëtarët e ministrisë dhe personave që donin të regjistroheshin. Shteti shqiptar kishte objekte të mjaftueshme për ne diku në periferi”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori