LAJMI I FUNDIT:

UP-ja të përfaqësohet nga njerëz të paanshëm dhe apolitikë

UP-ja të përfaqësohet nga njerëz të paanshëm dhe apolitikë

Duke e parë rëndësinë dhe seriozitetin e Universitetit të Prishtinës, padyshim që nuk mundemi të rrimë indiferentë ndaj këtij institucioni publik.

Prej shumë vitesh tashmë insistoj që zgjedhja e një drejtuesi të ri të UP-së të jetë brendapërbrenda kornizave kushtetuese dhe ligjore. Kjo zgjedhje mbron lirinë e studentëve dhe arsimtarëve, gjë që është e domosdoshme për një institucion publik.

UP-ja duhet t’u shpërndajë studentëve të mirat e studimit, hulumtimit, zgjerimit të dijeve edhe jashtë kufijve, që në fakt deri me sot ka funksionuar gjithmonë e më keq.


Që nga paslufta, akoma nuk ka ndodhur që në krye të këtij institucioni të vijë një rektor me një përvojë brenda dhe jashtë vendit, si në aspektin arsimor ashtu edhe në atë menaxherial. Dhe mungesa e kësaj eksperience në njërën anë dhe prurja e kandidatëve politikë në anën tjetër e ka quar këtë institucion në kolaps.

Dhe, megjithatë, pa një kandidat serioz dhe të pavarur në krye të UP-së ne rikthehemi më të nënshtruar, më të paarsimuar dhe më të pandershëm si qytetarë.

Qytetaria që nga paslufta është pothuajse e zhdukur, me ndonjë përjashtim. Është zhdukur aq shumë, sa që për zgjedhjen e një lideri të cilit do institucion nuk bë zë për asgjë, pothuajse ka humbur kujtesën për çdo gjë. Çfarë lodhjeje e zgjatur.

Por, në anën tjetër, qytetarët dinë të jenë revolucionar dhe të paparashikueshëm.

Mbaj mend që një ish-rektor u “skuq me bojë” gjatë fjalimit të tij “madhështor”. Gjithashtu, mbaj mend që ish-rektori tjetër u përzu me protesta. E tani më, ushtruesi i detyrës se rektorit aktual ka bërë me dhjetëra shkelje ligjore, e një nder to është mos nënshkrimi nga ana e tij, ku me ditë dhe muaj të tërë studentët kanë pritur ta marrin diplomën.

E këto gjera të pahijshme ndodhën për arsye se “partitë ndikuan drejtpërdrejtë në zgjedhjen e tyre”.

Akoma nuk kemi provuar që UP-ja të përfaqësohet nga njerëz të paanshëm dhe apolitikë. Politika nuk duhet të “qeveris institucionet arsimore” e as të nominojë përfaqësues që mund të veprojnë direkt në to.

Për më shumë se katërmbëdhjetë vjet kjo dukuri ka qenë doktrina e përgjithshme dhe e paligjshme që e ka mbërthyer këtë tempull të dijes.

Ideja është e qartë. Partitë dhe grupacionet politike që mundohen të kenë imponime rreth zgjedhjes se rektorit të ri duhet të përmblidhnin “forcën” e vetë ekzistuese që zgjedhësi i ri i UP-së të jetë i pavarur dhe të merret në konsideratë ai kandidat që është serioz dhe me një bagazh të madh edukativo-arsimor dhe menaxherial, dhe sipas kritereve që janë kërkuar me konkurs.

Por, as ky nuk është opsion. Sa për sqarim, zgjedhja e Rektorit të ri duhet të jetë totalisht larg politikës. Kjo do të ishte zgjedhje në të mirë të të gjithëve. Dhe në maksimumin e mirëkuptimit.

Shembull: Çfarë kuptimi do të kishte një zgjedhje e rektorit të ri kur deri dje ka qenë anëtar i Këshillit. Ky aplikim i ish-anëtarit dëmton hapur procesin zgjedhor në njërën anë dhe është kandidim tinëzar në anën tjetër. Është kandidimi i më të këqijve në mesin e ish të këqijve.

Gjatë Mesjetës principi i zgjedhjes ishte i shprehur nga formula melior et sanior pars (pjesa më e mirë dhe më e shëndoshë). Në bazë të kësaj formule kandidati i ardhshëm duhet të jetë në nivelin e duhur intelektual, në këmbë moral, pastërti të qëllimit, dhe drejtësi të gjykimit.

Gjatë okupimit studentët brohorisnin për një Universitet paqësor, ku kërkonin që mësimin ta mbajnë në objektet universitare, sot studentët brohorasin që politika të qëndroj larg arsimit.

Pohoj që qëllimet studentëve ishin në të vërtetë ambicioze dhe të çarta për të nxituar për të hipur në maje. Ngadalësimi nuk na duhet. Është fakt që jemi mbetur shumë mbrapa vendeve evropiane e botërore. Me hapa të shpejtë arrijmë deri diku.

Njerëzit e partizuar sot janë të sistemuar mirë në pushtet dhe kanë fuqi të ndikojnë edhe në çështjet arsimore. Ajo çka është e turpshme, një “mik” i pozicionuar mirë në strukturat shtetërore me tha se “nuk duhet ta bëjmë këtë punë të madhe. Zuri kush çka zuri”. E këta janë djem të “mençur”.

Zaten, djemtë e “mençur” duke i nënvlerësuar dhe bindur të tjerët të mos bëjnë zë arritën “majat e tyre politike dhe ekonomike”.

Andaj, na mbetet vetëm që zgjedhja e Rektorit të ri, duke i mos zhvlerësuar të tjerët mos të sulmohet më i drejti dhe mos të zgjidhet më i paafti. Kjo do të qonte në zgjedhjen tjetër të keqe. Edhe një i keq i më të këqijve të kaluar.

Që Kosova është një vend thellësisht i korruptuar është fakt i njohur. Por, ajo që më lë të habitur është fakti i “shukatjes” së shoqërisë dhe mos reagimi për asnjë gjë. E mos reagimi është pranimi i asaj dukurie.

Sigurisht, me nivelin e arsimtarëve dhe studentëve të UP-së nuk kemi një të kaluar të “lavdishme”. Studentët nuk studiojnë. Ata “mësojnë”. Ku është problemi? Mafia, të korruptuarit, të paarsimuarit e prunë UP-në në këtë gjendje të mjerueshme.

Në anën tjetër, ne si komb kemi një të kaluar shumë të gjatë. Lirisht mund të themi se asnjë popull tjetër ballkanas s’është pushtuar aq sa i yni. Ne kemi jetuar për të mbijetuar. E ky pushtim i ka përhapur degëzimet e saja negative në të gjitha sferat, sa që pasojat janë evidente edhe sot e gjithë ditën.

Jemi, atëherë, me zanat të vjetër të pushtuesve, ku na lanë si bisht pas korruptimin, dredhitë, mashtrimet e gjera të tjera negative. Këto si shkojnë përshtati atij që ka gjak shqiptari.

E në qoftë se duam ne si shoqëri të kuptojmë se si lind një dukuri pozitive, ne duhet të rifillojmë nga kjo pikë.

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori