30 vjet punoi Humboldi për veprën “Kozmos“, që përmbledh dijet e njerëzimit. Pas kthimit nga Amerika, dijetari qëndroi 20 vjet në Paris dhe më 1827 u kthye në Berlin. Në vitet që pasuan ai iu kushtua veprës “Kozmos“.
Në moshën 34-vjeçare, Aleksander von Humbold ishte ngjitur në malin, që në atë kohë njihej si mali më i lartë në botë dhe kishte investuar një pasuri të tërë në ekspeditat në Amerikën Jugore. Ai kishte bimë, kafshë dhe artefakte si dhe një numër të madh shifrash dhe faktesh dhe para së gjithash, i kishte mbijetuar një rruge të rrezikshme dhe ishte kthyer me histori mbresëlënëse.
Për pjesën tjetër të jetës së tij Humbold u kthye në mik të mirëseardhur të Kajzerave, princëve, kryetarëve të qeverive, ambasadorëve, artistëve dhe shkencëtarëve. Disa prej tyre donin këshillat e tij, të tjerë donin vetëm të ishin pranë magjisë së një gjeniu. Në këtë mënyrë ai arriti një status, që deri atë kohë nuk e kishte pasur askush: Një shkencëtar që vinte vërdallë në rrethet shoqërore më eksluzive, si një mësues legjendar. Për këtë emër Humbold kishte luftuar shumë.
Mbas pesë vitesh ai u kthye më 1804 në Berlin nga një udhëtim aventuresk, që kishte bërë nëpër kolonitë spanjollo-amerikane. Në atdhe kohët ishin të trazuara. Prusianët dhe Franca ndodheshin në luftë dhe kur Napoleoni marshoi më 1806 në kryeqytetin prusian, familja mbretërore u largua nga Berlini. Prusia humbi gjysmën e territoreve të saj dhe u detyrua të paguante reparacione.
Humbold u dërgua në nëntor 1807 për në Paris, për të biseduar për pagesat e reparacioneve. Që nga fillimi ai nuk kishte në kokë interesat e vendit të tij dhe kështu që qëndroi 20 vitet e ardhshme në Paris. Gjatë luftës Humbold nuk e kishte të lehtë qëndrimin në Francë. Akuzat se ishte spiun, Humboldi i injoroi, madje edhe kur trupat prusjane marrshuan në Paris. Humboldi e shihte veten si shkencëtar që kishte një mision.
Humboldi merrte shumë vesh nga bota e botimeve shkencore. Ai e dinte se Parisi ishte qendra e botës akademike, dhe që atje jetonin ilustruesit, rradhitësit, shtypshkruesit dhe partnerë të tjerë shkencorë me ndihmën e të cilëve ai donte të bënte gati për publikim rezultatet e një ekspedite amerikano- jugore.
Meqenëse Hummbold nuk kishte përkrahje nga ana e qeverisë prusiane ose nga ndonjë institucion tjetër, atij i duhej ta paguante vetë prodhimin e librave nga trashëgimia e vogël që kishte marrë. Humbold nuk donte të botonte një libër udhërrëfimi. Ai donte të arrinte diçka shumë të veçantë, diçka që nuk e kishte arritur askush deri në atë kohë.
Libri i parë u përgatit më 1807 nga dorëshkrimet dhe në bashkëpunim me ekspertë dhe artistë të ndryshëm. Në 30 vitet që pasuan Humbold botoi libra të tjerë, libri i fundit i serisë së librave u botua më gusht 1838. Shumë materiale të tij mbetën megjithatë të papublikuar.
Humbold botoi gjithsej 32 libra. Numri i saktë varion në varësi se si ishte bërë lidhja e librave dhe se cili libër numërohet në cilën seri. Librat që ishin përpiluar në gjuhën franceze, mbulonin një numër të madh temash të ndryshme nga fushat e botanikës, astronomisë, zoologjisë dhe gjeografisë. Përveç kësaj pati libra të veçantë për Kubën dhe Meksikën dhe një ditar udhëtimesh. Nëntëmbëdhjetë libra janë botime të mëdha me 1400 ilustrime që tregojnë ekzemplarë, harta, bimë, male, insekte dhe kafshë të tjera. Disa prej këtyre librave janë aq të rëndë saqë duhen mbajtur prej dy vetave, dhe kur lexohen duhen vendosur në një pult leximi.
Në moshën 57-vjeçare, Aleksander von Humbold falimentoi. Financimi i udhëtimeve, jeta e shtrenjtë në Paris dhe prodhimi i shumë botimeve shkencore i shkatërruan financat.
Humbold nuk e kishte përfunduar ende procesin e botimeve kur mori një lajm nga Berlini. Jo prej vëllait, të cilin e kishte marrë malli, por prej mbretit prusian, Friedrich Wilhelm III. Humbold ishte prusian dhe e ardhmja e tij financiare varej nga një bursë e dhënë prej mbretit. Kështu që ai u kthye më 1827 mbrapsht. Mbreti shpresonte që nga afërsia e tij me shkencëtarin e madh të fitonte prestigj për perandorinë e tij. Dhe, Humboldi nuk e zhgënjeu.
Direkt pas mbërritjes së tij në Berlin, Humboldi solli freski në rrethet akademike. Ai mbajti 61 leksione në universitet lidhur me shkencat dhe gjeografinë. Interesimi ishte aq i madh, saqë Humboldit iu desh brenda një kohe të shkurtër t‘i përsëriste leksionet me versione më të shkurtuara dhe në salla më të mëdha koncertesh.
Leksionet që Humboldi mbajti pesë muaj me radhë, u ndoqën nga Mbeti i Prusisë, studiues, studentë dhe gjithë të tjerët që mund të zinin një vend. Seria e leksioneve u kthye në ngjarjen shkencore të shekullit në Prusi dhe do t’i jepte një drejtim pjesës tjetër të jetës së tij. Shumë shpejt ai pati një kërkesë për t’i përmbledhur leksionet në formën e një libri. Emri i librit: “Kozmos”.
Në një letër drejtuar autorit mik Karl August Varnhagen von Ense në vitin 1834, Humbold shkruante: “Për koincidencë, unë kam dijeni për gjithë materien e botës, çdo gjë që nga qielli deri në jetën në tokë, nga yjet deri tek gjeografia e Moisiut në shkëmbinjtë e granitit”.
Në periudhën kur jetonte Humbold volumi i dijeve njerëzore ishte duke u rritur shumë. Megjithatë Humbold besonte, se ai mund ta përmblidhte veprën e tij për universin në dy volume. Ato duhet të mbulonin gjithҁka bimët, astronominë dhe klimën deri tek oqeanet, atmosfera dhe planetet. Përveç kësaj, Humbold done të shpjegonte çfarë i lidhte të gjitha këto gjëra me njëra- tjetrën. Për këtë projekt ambicioz, Humbold mori vendimin të përdorte gjuhën e nënës, gjermanishten. Megjithëse në të gjitha gjuhët që përdorte ai kishte tendencë të hallakatej, një stil shkrimi pak të fokusuar dhe volumin e projektit në fjalë e pati nënvleftësuar.
Volumi i parë i “Kozmos”-it u botua më 1845, gati dhjetë vjet pasi Humbold pati filluar të punonte me projektin. Volumi i dytë pasoi pak më vonë, 1847, dhe i treti më 1851. Kontratën me shtëpinë botuese ai e pati përmbushur, megjithatë vazhdoi të shkruante. Volumi i katërt u botua 1857.
Edhe Humboldit duhet t’ i jetë bërë e qartë dikur se asnjë vepër nuk botës nuk e përmbledh dot gjithë universin në të. Megjithatë, gjashtë javë para se të ndërronte jetë, ai mori provat e shtypit për volumin pasues të librit.
Volumi i pestë i serisë nuk arriti të dilte në kohën që Humbold jetonte. Atë çka ai e quante “vepra e jetës sime”, mbeti e papërfunduar. Volumi i fundit, që u botua kishte si bashkautor asistentin e tij, Johann Eduard Buschmann. E papërfunduar mbeti pjesa për njerëzimin dhe lidhjet e tij me universin, pra pjesa më e ndërlikuar e të gjithave. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit” me burim nga Kolegji Yale
Fjalimi i Skënderbeut!?
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
GJUHA SHQYPE
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
FAQJA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj