Viktor Paloka, i njohur si Unikkatili, ka bërë testet gjenetike nëpërmjet kompanisë Family Tree DNA për të zbuluar origjinën e tij.
Rezultati ka treguar se linja atërore (Y-DNA) e Unikkatilit zbulon se ai i përket pikërisht haplogrupës së njohur shqiptaro-ilire autoktone E-V13. Njëherësh, familja Adili nga Kërçova i takon të njëjtës degë të E-V13 sikurse reperi, çka do të thotë se familjet Paloka dhe Adili janë kushëri të largët. Kjo mund të përdoret edhe si dëshmi ndaj përçarësve se nuk ka dallime gjenetike ndërmjet shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë.
Ndërsa testi etnik (i njohur si Family Finder), zbulon se ai është 96 për qind autokton ilir (Southeastern Europe) dhe 4 për qind britanik (British Isles). Kjo e fundit e ka befasuar edhe atë – shkruan gjenetika.com.

Në testin etnik (autosomal) të Unikkatilit, tek elementi sllav (Eastern Europe) rezultati i tij është 0 për qind. Por, kjo nuk do të thotë se shqiptarët që kanë përqindje sllave nuk janë shqiptarë. Sllavët, me ardhjen e tyre në Ballkan gjatë shekullit VII ,në disa raste, janë përzier me popullatën shqiptare. Për atë është e natyrshme që disa shqiptarë mund të kenë një përqindje të vogël evropiane lindore (Eastern European) por mos u frikësoni, deri më sot për çdo person kjo përqindje ishte më pak se 30 për qind.
Viktori qe një kohë i është bashkangjitur projektit shqiptar “Albanian Bloodlines” dhe aty mund t’i shihni edhe rezultatet e tij. Nëse doni të shihni nëse jeni kushëri të familjes Paloka apo thjeshtë ju intereson linja juaj atërore , atëherë mund ta porosisni testin gjenetik të linjës atërore Y-DNA duke vizituar familytreedna.com. Dhe pastaj mund të bëheni anëtarë të projektit Albanian Bloodlines, pasi që nga shtetet Ballkanike projekti Shqiptarë ka më së paku anëtarë.

Për këtë rast është prononcuar edhe vet Unikkatili në Facebook: “Haha, po ky rezultati i testit tim gjenetik. Krejt ju që i keni kushtet edhe nuk tuteni të porositni nga një test (Y-DNA) futjani edhe ju si unë. Shtetet tjera të Ballkanit na kanë lënë mbrapa me numra e bash po më pengon, se duhet të vërtetohemi edhe me ADN që jena Illyrian e jo veç me fjalë. S’dihet, ndoshta edhe del dikush kushëri me mu”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Fifi dhe Luiz Ejlli vijnë me "Ama Ama"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës