LAJMI I FUNDIT:

Uniforma e liderit të Koresë Veriore në trend

Uniforma e liderit të Koresë Veriore në trend

Uniforma e famshme e liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-Il, tash është në modë në mbarë botën falë shkëlqesisë së tij, shkruan në faqen zyrtare të qeverisë së Pyongyangut.

Faqja zyrtare citon gazetën “Rodon Sinmun” organ i partisë komuniste, e cila shkruan se veshjet e liderit komunist të Koresë së Veriut kanë pushtuar imagjinatën e shumë njerëzve dhe janë bërë një trend botërorë.

“Arsye është se imazhi i Gjeneralit të Madh, i cili gjithmonë vesh uniformën modeste derisa punon, ka lënë një përshtypje të madhe në mendjen e njerëzve në mbarë botën”, thuhet në shkrimin e gazetës koreane.

Artikulli citon një ekspert anonim francez të modës i cili thotë se moda botërore përcjellë stilin e Kim Jon-Ilit. “Moda e Kim Jong-Ilit e cila tash po përqafohet nga e gjithë botë është diç e paprecedent në historinë botërore”, tha stilisti për gazetën koreane.


Lideri 68 vjeçar i Koresë së Veriut e veshë këtë uniformë bile edhe në takimet me diplomatë të huaj. /Telegrafi/