Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës, me ç ‘rast tha se gjendja ekonomike në Kosovë nuk është e mirë dhe për këtë nevojitet vendosja e shtetit ligjor dhe luftimi i korrupsionit. Në zhvillimin e saj, Kosovën deri më tani e ka penguar menaxhimi jo i mirë, ka vlerësuar Kryeministri.
Më tej Haradinaj tha se shkalla e lartë e korrupsionit pengon zhvillimin ekonomik dhe ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë dhe për këtë jemi të përkushtuar që të krijojmë rregull në punë.
“Ju e keni një rol shumë të rëndësishëm, në administrimin e tatimeve dhe gjithë procesit tatimor në vend”, tha kryeministri Haradinaj, duke i falënderuar për punën dhe të gjitha të arriturat në Administratën Tatimore të Kosovës.
Kryeministri tha se rritja ekonomike e paralajmëruar prej rreth 5 për qind për vitin që vjen nuk është e mjaftueshme dhe për këtë tha se është mirë që t’i fuqizojmë sipërmarrësit të cilët më së miri dinë të krijojnë vlerë të shtuar në ekonomi dhe të ndërmarrin veprimet më të duhura për rritjen ekonomike në vend.
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, tha se si institucion kyç për grumbullimin e të hyrave për buxhetin e Republikës së Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës ka përgjegjësi ligjore që të kujdeset për administrimin e tatimeve në nivel qeveritar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri