LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasja e cila u fotografua duke ikur nga spitali i bombarduar solli në jetë një vajzë

Ukrainasja e cila u fotografua duke ikur nga spitali i bombarduar solli në jetë një vajzë

Një nga gratë shtatzëna që u fotografua duke ikur nga rrënojat e maternitetit të Mariupolit të bombarduar nga Rusia, ka sjellë në jetë një vajzë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Mariana Vishegirskaya, e veshur me të njëjtat pizhame me pika me të cilat u fotografua teksa po zbriste shkallët e spitalit të shkatërruar, u fotografua të premten e shtrirë në një shtrat spitali duke mbajtur vajzën e saj të porsalindur, Veronika.

Në një foto tjetër, ajo shikon nga shtrati i saj teksa bashkëshorti i saj, Yuri, mban fëmijën e tyre.


Në pamjet nga bombardimi i së mërkurës, blogerja ukrainase, Vishegirskaya ishte lënduar dukshëm, derisa u pa me gjak në fytyrë, por ajo ishte në cak nga një fushatë dezinformimi të Rusisë duke e akuzuar atë për falsifikim të plagëve.

Ambasada ruse në Londër pretendoi në një seri postimesh në Twitter të enjten se Vishegirskaya ishte punësuar si aktore për të inskenuar fotot. /Telegrafi/