Dronët ukrainas sulmuan qytetin rus Kazan, duke bërë që aeroporti i qytetit të mbyllej përkohësisht, raportuan të shtunën mediat ruse dhe autoritetet e aviacionit.
Agjencitë shtetërore të lajmeve ruse raportuan një sulm me dron në një kompleks banimi në Kazan, një qytet rreth 800 kilometra në lindje të Moskës dhe më shumë se 1300 kilometra nga kufiri ruso-ukrainas.
Ministria e Mbrojtjes deklaroi se qyteti u sulmua nga tre valë dronësh midis orës 07:40 dhe 09:20, sipas kohës lokale, shkruan reuters.
UAVs have hit at least three high-rise buildings in Kazan, Russia
Photos and videos from the scene are being shared on local Telegram channels. pic.twitter.com/MN19u47uom
— NEXTA (@nexta_tv) December 21, 2024
Nuk janë raportuar viktima, ndërsa kryebashkiaku i Kazanit njoftoi në Telegram se të gjitha aktivitetet masive të planifikuara për fundjavë në qytet do të anulohen dhe autoritetet do të ofrojnë strehim të përkohshëm për personat e evakuuar.
Kanalet Telegram, përfshirë “Baza”, që kanë lidhje me shërbimet e sigurisë ruse, publikuan një video të pa verifikuar ku shihej një objekt ajror duke u përplasur me një ndërtesë të lartë, duke shkaktuar një top të madh zjarri.
Aeroporti në Kazan pezulloi përkohësisht fluturimet hyrëse dhe dalëse, sipas agjencisë ruse për mbikëqyrjen e aviacionit, Rosaviacija, e cila përmes Telegramit njoftoi gjithashtu për vendosjen e kufizimeve të përkohshme në dy aeroporte të tjera: në Izhevsk, një qytet më i vogël në verilindje të Kazanit, dhe në Saratov, rreth 650 kilometra në jug të Kazanit. Kufizimet në Saratov u hoqën më vonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri