LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit rrëzuan tre aeroplanë bombardues rusë

Ukrainasit rrëzuan tre aeroplanë bombardues rusë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë ushtarakë thanë se forcat e Kievit rrëzuan dje tre aeroplanë luftarakë rusë Su-34.

Ushtria ruse nuk e ka komentuar incidentin, por blogerët rusë konfirmuan humbjen e aeroplanëve ndërsa analistët thanë se sistemet anti-ajror amerikan, Patriot ndoshta ishin përdorur. Këto raportime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

“Sot në mesditë në sektorin jugor – tre aeroplanë luftarakë rusë Su-34 u shkatërruan”, shkroi komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleschuk në platformën e komunikimit Telegram.


Në video-mesazhin e mbrëmjes, Zelensky vlerësoi njësinë kundërajrore në rajonin e Odesës për rrëzimin e aeroplanit në rajonin Kherson.

Zona u sulmua në ditët e para të pushtimit të Moskës në shkurt të vitit 2022. Forcat ukrainase po përpiqen të rimarrin kontrollin e territorit të humbur dhe në nëntor vendosën pozicione në bregun lindor të lumit Dnieper në Kherson.

Eurasia Daily, një agjenci ruse e lajmeve, raportoi se pretendimet e Ukrainës ishin të besueshme. Kievi mund të lëshojë raketa Patriot, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 160 kilometra kundër objektivave në lartësi të madhe, nga ana perëndimore e lumit Dnipro.

Ndryshe, kundërofensiva ukrainase e nisur në lindje dhe jug të vendit në muajin qershor nuk pati shumë përparim. Zelensky pranon se rikthimi i territoreve ka qenë më e ngadaltë sesa pritej, por hodhi poshtë pretendimet e komandantit ushtarak, gjeneralit Valery Zaluzhny, se lufta ka hyrë në një fazë që kërkon ndryshim në taktika. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori