LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit regjistrojnë bisedën telefonike të ushtarit rus dhe të dashurës së tij: Komandanti na ka lënë, duam ta gjejmë dhe ta qëllojmë

Ukrainasit regjistrojnë bisedën telefonike të ushtarit rus dhe të dashurës së tij: Komandanti na ka lënë, duam ta gjejmë dhe ta qëllojmë

CNN ka arritur të sigurojë audio-incizimin e një bisede telefonike mes një ushtari rus dhe të dashurës së tij – ku ai e përshkruan se situata në fushëbetejë i ngjason “Luftës së Tretë Botërore”.

Bisedën e kanë përgjuar shërbimi sekret i Ukrainës, që arritën të futen në valë dhe të regjistrojnë tërë bisedën, transmeton Telegrafi.

“Kemi gjuajtur me raketa pozicionin ku gjendej komandanti ynë. E pabesueshme, mblodhi njësinë e tij për 30 minuta dhe u tërhoq. E çfarë po ndodhë me ne, a nuk jemi edhe ne njerëz? Do ta gjejmë dhe do ta qëllojmë. Askush nuk do të fillojë hetimet”, i thotë të dashurës së tij ushtari rus.


Ai gjithashtu është ankuar se nuk po mund të largohet nga zona ku po zhvillohen luftime të ashpra.

“Në njësinë tonë kanë qenë 96 ushtarë, e tani janë më pak se 50. Nuk e dimë çfarë na pret. Nganjëherë tanët gjuajnë në ne, pasi idiotët nuk i shohin koordinatat tona. Ky mobilizim është i dështuar dhe i tmerrshëm. Askush nuk mund të shkojë në shtëpi derisa për këtë të jap urdhër Putini”, shtoi ushtari që gjykuar nga zëri dukej shumë i shqetësuar.

“Nuk mundemi assesi të kthehemi. E po të mos ishim ne këtu, ukrainasit tashmë do të ishin në kufirin tonë. Jam shumë pranë shkatërrimit të nervave. Po frikësohem nga çfarëdo që lëvizë në pyje, menjëherë hidhem në tokë”, tha për fund ushtari rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Evropa
Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Azia
Çifti australian 'detyrohen' të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways

Çifti australian 'detyrohen' të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways

Australia
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Terr total, afro 19 milionë banorë të Kilit mbesin pa energji elektrike

Terr total, afro 19 milionë banorë të Kilit mbesin pa energji elektrike

Amerika Latine
Kalo në kategori