LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar sistemin raketor rus S400 Triumf

Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar sistemin raketor rus S400 Triumf

Kundërzbulimi ushtarak i Ukrainës në bashkëpunim me marinën e këtij vendi në natën midis 13 dhe 14 shtatorit kanë kryer një operacion special në afërsi të Yevpatroiya, duke shkatërruar sistemin raketor të mbrojtjes ajrore Triumf, që kushton 500 milionë dollarë.

Informacionet u zbuluan nga e përditshmja ukrainase Pravda, duke u thirrur në burime brenda shërbimit sekret të këtij vendi. Sipas të njëjtës, ukrainasit e nisën sulmin me dron dhe raketa Neptun, transmeton Telegrafi.


Ishin dronët që fillimisht goditën “sytë” e sistemit: radarët dhe antenat. Më pas është shkatërruar stacionit i radarëve, njësitë e marinës goditën lëshuesin e raketave të sistemit S300/400 Triumf, duke përdorur raketat Neptun.

Kreu i SSU-së ukrainase, Vasyl Maliuk tha në disa raste se shpërthimet po ndodhin dhe do të vazhdojnë të sulmojnë rusët.

Shpërthime në territoret e pushtuara, ukrainasit sulmojnë bazën ushtarake ruse dhe flotën e tyre në Krime
Lexo po ashtu Shpërthime në territoret e pushtuara, ukrainasit sulmojnë bazën ushtarake ruse dhe flotën e tyre në Krime

Në mëngjesin e sotëm ndodhën shpërthime në Yevpatroiya të Krimesë, kurse ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se sulmi i ukrainasve është realizuar me dron dhe dron nën ujor.

Neptun është raketë kundër anijeve e prodhuar në Ukrainë dhe është e bazuar në raketën sovjetike Kh-305, por me një rreze të përmirësuar veprimi dhe elektronikë moderne. Sistemi është dizajnuar për shkatërrimin e luftanijeve dhe atyre për transportim mallrash që peshojnë deri në 5 mijë tonelata.

Zhvillimi i Neptunit ishte paralajmëruar në vitin 2013, e mostrat e para janë testuar më 2016. Marina ukrainase i ka futur në përdorim nga marsi i vitit 2021. Kjo raketë peshon rreth 870 kilogramë dhe koke e saj ka eksploziv deri në 150 kilogramë dhe ka një rreze prej 280 kilometrash. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Amerika
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Evropa
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Kalo në kategori