LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit përfundojnë me sukses trajnimet për tanket Leopard 2

Ukrainasit përfundojnë me sukses trajnimet për tanket Leopard 2

Ushtarët e Ukrainës kanë përfunduar me sukses trajnimet për të manovruar me tanket gjermane të njohura si Leopard 2.

Kështu së paku ka deklaruar deputetja ukrainase, Kira Rudik, e cila ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale të ushtarëve në Gjermani.

Zbulohet identiteti i ushtarëve rusë që vranë tre vullnetarët ukrainas, që po dërgonin ushqim për kafshë – njëri prej tyre u shpall “hero i Rusisë”
Lexo po ashtu Zbulohet identiteti i ushtarëve rusë që vranë tre vullnetarët ukrainas, që po dërgonin ushqim për kafshë – njëri prej tyre u shpall “hero i Rusisë”

“Ushtarët ukrainas kanë përfunduar stërvitjen e tyre mbi tanket Leopard 2 në Gjermani. Jemi krenarë dhe të motivuar. Ne mezi presim ta fitojmë këtë luftë. Faleminderit të gjithëve që mbrojnë pozicionet e tyre dhe luftojnë për Ukrainën”, ka shkruar ajo në Twitter.


Gjermania konfirmoi në muajin janar se do t’i dhurojë 14 tanke Leopard 2A6 shtetit ukrainas dhe do t’i lejojë vendet partnere që të bëjnë gjënë e njëjtë pasi ajo posedon licencën.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ishte nën presion për javë të tëra rreth dorëzimit të tankeve të betejës të kërkuara nga qeveria e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndryshe, shumë shtete perëndimore do ta ndihmojnë forcën ushtarake ukrainase me tanke në luftën për çlirim nga okupatori rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori