LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit godasin mercenarët e grupit Wagner, raportohet për shumë viktima

Ukrainasit godasin mercenarët e grupit Wagner, raportohet për shumë viktima

Rojat kufitare ukrainase raportohet se kanë kryer sulme të suksesshme në drejtim të mercenarëve të Wagnerit në qytetin lindor të Soledarit.

Zyrtarët thanë se ata kanë pësuar viktima të shumta ndërsa janë tërhequr si rezultat i granatimeve, raporton skynews.

Kjo vjen disa orë pasi ushtria ukrainase pretendoi se rreth 100 trupa ruse ishin vrarë në Soledar pasi mbrojtësit ukrainas filluan një sulm.


Serhiy Cherevaty, një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës, kishte mohuar gjithashtu pretendimet e mercenarëve të Grupit Wagner se Soledar ishte nën kontrollin rus.

Në një deklaratë, autoritetet ukrainase thanë se “në Soledar, njësia e mortajave kufitare qëlloi mbi pushtuesit. Këmbësoria armike po grumbullohej në një nga oborret, rojet kufitare hapën zjarr me mortaja 82 mm mbi Wagnerët. Si pasojë e granatimeve pushtuesit kanë pësuar viktima, njësiti armik është tërhequr”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt gjersa ka shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
I thur lavde babait të tij, Franca dëbon djalin e Osama bin Ladenit

I thur lavde babait të tij, Franca dëbon djalin e Osama bin Ladenit

Botë
Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Evropa
Rezultatet e sondazhit të fundit të Reuters/Ipsos: Kamala Harris kryeson me 3 për qind ndaj Donald Trump

Rezultatet e sondazhit të fundit të Reuters/Ipsos: Kamala Harris kryeson me 3 për qind ndaj Donald Trump

Amerika
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Musk i thotë gazetarit se e ka punën “m** nëse Trump humb zgjedhjet”

Musk i thotë gazetarit se e ka punën “m** nëse Trump humb zgjedhjet”

Amerika
Kalo në kategori