LAJMI I FUNDIT:

Ukraina thotë se ka zënë rob ushtarin rus që ka kryer krime në Bucha

Ukraina thotë se ka zënë rob ushtarin rus që ka kryer krime në Bucha

Shërbimi Sekret i Ukrainës ka njoftuar se ushtari rus i zënë rob gjatë luftimeve në rajonin e Khersonit gjatë këtij muaji, ka lidhje me krimet e kryera në Bucha në afërsi të Kievit.

Ky shërbim ka konfirmuar se ushtari rus i zënë rob së bashku me ushtarët e tjerë rusë, “nga vetura kishte shtënë me mitraloz në drejtim të autostradës në afërsi të fshatit Zdizhivka në Bucha, transmeton Telegrafi.

Si pasojë shoferi i një veture civile kishte mbetur i vdekur në vend, kurse ushtarët rusë duke tentuar të fshehin gjurmët e krimit, kishin marrë trupin e pajetë dhe e kishin varrosur në pyje.


Gjithashtu është bërë e ditur se kufoma e zhvarrosur e shoferit, i është dorëzuar autoriteteve kompetente për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Në anën tjetër, Kremlini ka urdhëruar mobilizimin e pjesshëm, kjo pasi duket se presidentit Vladimir Putin nuk i kanë dalë mirë llogaritë sepse numri i ushtarëve të vrarë rusë është tejet i madh, dhe tani ka nevojë më shumë për personel ushtarak.

Këtë e dëshmon më së miri edhe fakti që Kremlini së fundmi urdhëroi tërheqjen e disa trupave nga rajonet që dikur i kishin kontrolluar, pasi kundërofensiva e ukrainasve po del të jetë shumë e fortë për ta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Evropa
Kalo në kategori