LAJMI I FUNDIT:

Ukraina do të sulmojë forcat ruse për ta rimarrë Krimenë

Ukraina do të sulmojë forcat ruse për ta rimarrë Krimenë

Ukraina po përgatitet të sulmojë gadishullin e Krimesë në Detin e Zi, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014 dhe është shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi, sipas një zyrtari qeveritar.

“Ne kemi aftësi kundër anijeve dhe herët a vonë do të synojmë flotën”, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes, Volodymyr Havrylov gjatë vizitës në Londër.

“Rusia do të duhet të largohet nga Krimea nëse dëshiron të ekzistojë si shtet”, tha ai, raporton thetimes.


Havrylov tha se çlirimi i ishullit të gjarpërinjve, i cili u pushtua nga Moska në ditët e para të pushtimit, ishte hapi i parë.

“Ne jemi të gatshëm t’i shënjestrojmë ata përgjatë gjithë Detit të Zi nëse kemi mundësi”, tha ai.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar duke thënë se deklaratat e Havrilovit konfirmojnë domosdoshmërinë e një “operacioni special ushtarak”.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me sulme drejt Ukrainës duke shkaktuar dëme materiale dhe viktima. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Kalo në kategori